Venera Lumani: Së shpejti
kënga ime e re në rrymën “POP”

Venera Lumani: Së shpejti<br />kënga ime e re në rrymën “POP”
Këngëtarja që vlerësohet mjaft për zërin e saj, Venera Lumani, momentalisht është duke incizuar këngën e saj më të re, e cila pritet të publikohet pas dy ose tri javësh. Këtë na e vërteton vetë Venera, e cila shprehet për gazetën “Shekulli” se bëhet fjalë për një këngë shumë të dashur për të dhe që mbart një histori shumë të bukur. “Kënga ime më e re i përket stilit ‘POP’. Është shumë verore dhe e ëmbël si produksion”, rrëfen ajo. Këngëtarja Lumani nuk jep hollësi të mëtejshme rreth këngës, duke e lënë gjithçka surprizë për publikun.

“Për momentin, unë dhe Lind Islami jemi duke punuar në karrierat tona solistike, por besoj se në vijim do të kemi edhe një duet së bashku, sepse njerëzit na duan bashkë. Dashuria është gjithçka, është ajo që na mban në jetë. Ajo që na bën të zgjohemi çdo ditë me buzëqeshje në fytyrë. Është me fat ai që e njeh këtë ndjenjë. Prandaj unë i këndoj edhe dashurisë”, rrëfen ajo. Për sa u përket koncerteve në sezonin e verës, Venera na tregon se është shumë e angazhuar. “Kam plot koncerte nëpër Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni kryesisht,por edhe jashtë vendit. Gjithashtu, edhe plot evente të tjera në të cilat do të jem prezente. Kryesisht, ftesat i marrim bashkë, unë dhe Lindi, por ka raste kur kemi edhe koncerte, në të cilat prezantohemi vetëm. Për mendimin tim, çdo gjë arrihet me punë, po ashtu edhe suksesi”, tha Venera.

E pyetur rreth pushimeve të kësaj vere, ajo u shpreh se është shumë e zënë, aq sa s’i ka shkuar mendja për to, por uron që t’i dalë koha edhe për të pushuar. “Normalisht që pushimet do t’i kaloj me familjen, por edhe me Lindin, pa dyshim. Me format e trupit jam në rregull gjatë gjithë vitit, nuk jam nga ato që vrapojnë tre muaj para verës për të ulur kilogramët (qesh). Rrobat e banjës sapo i bleva në Zvicër.

Tani pres veç të më dalë koha për pushime. Rrobat e banjës gjithmonë i kam qejf në dy pjesë, të ndara dhe me ngjyra të ndryshme. Këtë vit kam marrë ngjyrat e së bardhës, së zezës dhe së kuqes. Të gjitha, të dizenjuara me lule. Vera është një stinë e dashur për mua, normalisht ndihem shumë pozitive”, përfundoi ajo.

*Marre nga Shekulli

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!