Venezuelë, Qeveria dhe opozita arrijnë marrëveshje për dialog. Norvegjezët ndërmjetësues

Venezuelë, Qeveria dhe opozita arrijnë marrëveshje për dialog.  Norvegjezët ndërmjetësues

Qeveria dhe opozita e Venezuelës kanë arritur marrëveshje për të krijuar një “ekip të përhershëm dialogu”, një ditë pasi përfunduan bisedimet për zgjidhjen e krizës politike në vend.

“Pas tre ditëve të dialogut intensiv, kemi arritur një marrëveshje që të krijojmë një “ekip të përhershëm dialogu”, shkruan Nicolas Maduro në rrjetet sociale.

Maduro gjithashtu çmoi vullnetin e qeverisë norvegjeze, e cila ishte ndërmjetësuese në bisedime.

Trazirat politike mes presidentit Maduro dhe liderit të opozitës Juan Guaido kanë vazhduar në Venezuelë që nga 10 janari. Guaido u vetëshpall si president i përkohshëm më 23 janar, duke e cilësuar si mashtrim rizgjedhjen e Maduros në vitin 2018, një veprim i cili u mbështet nga SHBA-të dhe rreth 50 shtete të tjera.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 13/07/2019 09:06

    Per Venrzuelen paska ndermjetesuar Norvegjia ndersa tek ne kush do te ndermjetesoje? Vecse Rusia sepse opozita jone e ka sfiduar faktorin SHBA-BE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë