Forcat e Repartit të Operacioneve Speciale në Zall-Herr do të kenë shumë shpejt qendrën multifunksionale, punimet për të cilën janë realizuar aktualisht në masën 80%.
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu së bashku me Atasheun ushtarak amerikan në Shqipëri, Kapiten i rangut të II, Eric Cote inspektuan punimet që po kryhen në këtë godinë, ndërtimi i të cilës ka nisur në prill të vitit 2023 dhe pritet të përfundojë sipas planit në Qershor të vitit të ardhshëm. Komandanti i ROS, nënkolonel Ajet Jata tregoi për detajet e këtij projekti. Ata vizituan edhe mjediset e palestrës dhe hambarit të skafeve, të cilat tashmë janë funksionale.
Gjatë inspektimit, Vengu u shpreh se, “Forcat Speciale janë kapacitet kombëtar dhe pesha e përgjegjësisë është më e madhe për t’u përballur me operacione mjaft specifike. Ju keni patur një historik shumë të mirë nga pikpamja e certifikimit të personelit sipas standardeve të NATO-s, madje edhe përtej pritshmërive kalendarike. Ne duhet që këtë përkushtim të personelit tuaj ta mbështesim jo vetëm nga pikpamja e trajtimit në pagë dhe në vështirësi pune, jo vetëm në infrastrukturë, pasi investimet do të vazhdojnë këtu, por edhe sa i përket mjeteve të logjistikës që përdorin”.
Reparti Operacioneve Speciale në Zall-Herr, prej disa vitesh i është nënshtruar rikonstruksionit me faza. Godina shumëfunksionale do të ketë një kapacitet për rreth 400 forca speciale. Po ashtu ajo do të ketë edhe një poligon modern për kryerjen e qitjeve me armët e lehta. Në këtë objekt janë parashikuar edhe ambjente, ku efektivët mund të kalojnë kohën e lirë. Kjo godinë do të ketë gjithashtu edhe një sallë të veçantë për komunikimin me NATO-n. Reparti i Operacioneve Speciale vazhdon stërvitjet intensive në kuadër të stërvitjes për vlerësimin kombëtar të “SOLTG” që do të zhvillohet në fillim të muajit Tetor 2024.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
54.3%
-
Të gabuar
41%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 14256
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri Vengu pret të dërguarin special të Britanisë për Ballkanin Perëndimor: Investime në infrastrukturën mbështetëse për Aleancën
26 Shtator, 09:04
-
Ushtria shqiptare stërvitje me trupat britanike! Ministri i Mbrojtjes: Rajoni nën kërcënimin e influencave malinje! I dërguari britanik për Ballkanin: Të rrisim vigjilencën në Europë
24 Shtator, 12:41
-
Konferenca e 27-të e Iniciativës SHBA - Karta e Adriatikut, Begaj: Investimet në fushën e sigurisë thelbësore për sigurinë në rajon
18 Shtator, 13:16
-
239 vajza e djem nisen në Kursin e Stërvitjes Individuale Bazë për t’u bërë pjesë e FA, ministri Vengu: Shembull frymëzues për të gjithë
16 Shtator, 12:33
-
Ministri i Mbrojtjes inspekton punimet në kampusin e Akademisë së Forcave të Armatosura! Vengu: Bazohet në modelin amerikan 'West Point'
14 Shtator, 11:37
-
Zgjidhet kryesia e re e PS-së, EMRAT që la jashtë Edi Rama, dhe kë fuqizoi! Ikën Beqaj, Xhaçka, Bushati e Subashi! VOTAT që morën anëtarët e rinj! Erion Braçe i pari
8 Shtator, 12:55
-
Mblidhet grupi i kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës, Ministri Vengu: Qëndrojmë në krah të miqve tanë
6 Shtator, 18:50
-
Ministri i Mbrojtjes viziton Komandën e KFOR dhe kontingjentin e forcave shqiptare në Pejë
31 Gusht, 19:53
-
Ministri i Mbrojtjes takim 'kokë më kokë' me Albin Kurtin në Kosovë: Vendosëm theksin në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes
30 Gusht, 10:27
-
Ministri Vengu: Shlyejmë detyrimet e prapambetura të punonjësve dhe të 3 ish-uzinave të armëve! Ndihmë dhe misioneve ushtarake jashtë vendit
28 Gusht, 12:43
-
FOTOT/ Rijetëzimi i Industrisë Ushtarake, ministri Vengu vizitë në Uzinën Mekanike në Gramsh
27 Gusht, 22:39
-
Ministri Vengu: Forcat Speciale, stërvitje të përbashkët me trupat amerikane
24 Gusht, 12:36