Veprat e Vangjush Mios pas
97-vjetësh kthehen në Venecia

Veprat e Vangjush Mios pas<br />97-vjetësh kthehen në Venecia<br /><br>
Pas 97 vjetësh, 11 vepra të Vangush Mios do të rikthehen në Venecia, ku ai kishte hapur studion e parë si piktor në vitin 1921 dhe do të ekspozohen për publikun. Lajmi publikohet në faqen zyrtare të Kryeministrisë me shpalljen e një VKM-je të datës 28 shkurt, ku jepet leja për lëvizjen jashtë territorit të Shqipërisë të veprave me rëndësi të veçantë të të Mios. Veprat e artit do të jenë në Venecia në harkun kohor 1 deri më 30 prill 2018.  

Mio deri në vitin 1924 kreu studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë dhe fitoi dy diploma për pikturë dhe restaurim. Në kolanën e veprave që do të udhëtojnë drejt Venecias përfshihen nudo, piktura, vizatime të viteve 1920, dhe një pjesë e fondit të artë që ruhet nga familja e artistit. Sipas VKM-së mësohet se me Vendimin e Këshillit të Ministrave lejohet “lëvizja jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të 11 veprave të Piktorit të Popullit Vangjush Mio, me qëllim ekspozimin e tyre në Centro Culturale Don Orione Artigianelli, Sala Tiziano, Dorsoduro 909/a në Venecia, Itali”.

vangjush miho
Vepra te Vangjush Miho

vangjush miho
Vepra te Vangjush Miho

vangjush miho

 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm