Stina e verës përgjak rrugët, 325 aksidente me 38 viktima vetëm në dy muaj! Eksperti per Report Tv: Duhet ngritur një autoritet për sigurinë rrugore

Masat shtrënguese të ndërmarra nga ana e policisë rrugore gjatë sezonit veror nuk ulën aksidentet rrugore duke përgjakur rrugët e vendit. Kështu vetëm në muajin korrik dhe gusht në të gjithë vendin u shënuan 325 aksidente ku për pasojë u shënuan 38 viktima.

Shkak sërish është bërë sjellja e papërgjegjshme e drejtuesve të automjeteve ndërsa shkeljet më të shpeshta janë parakalimet e gabuara si dhe shpejtësia tej normave të lejuara. As rritja e numrit të gjobave nuk ka ulur aksidentet që shpesh kanë shkaktuar viktima.

Për ekspertin e aksidenteve, Gëzim Hoxha rritja e masave ndëshkuese nuk është zgjidhje. Sipas tij siguria rrugore nuk i takon vetëm policisë ndërsa sugjeron se duhet ngritur një autoritet i sigurisë rrugore për të bërë studime mbi arsyet që shkaktojnë aksidente në mënyrë që të parandalohen.

“Këto masa janë të domosdoshme, por çfarë ndodh. Çdo vit është i njëjti avaz, rrugët janë të përgjakura dhe sivjet fatkeqësisht janë më shumë se një vit më parë. Pra jemi në kushtet kur nuk ndryshon asgjë, duhet të krijohet një organizëm i sigurisë rrugore siç është autoriteti i ushqimit duhet të jetë autoritetit i sigurisë ushqimore. Ky autoritet duhet të mbledhë të dhëna të bëjë studime dhe t'i vendosi detyra policisë rrugore”- u shpreh eksperti aksidenteve, Gëzim Hoxha.

Shpesh shkak për regjistrimin e aksidenteve bëhet edhe infrastruktura. Problematikë e tillë u evidentua dhe në aksidentin e regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në aksin Burrel- Klos ku u përfshi një mjet i tonazhit të rëndë me një automjet tjetër. Ky është një episod i përsëritur në këtë zone, pasi tre urat në rrugën nacionale janë me një sens lëvizjeje.

Për ekspertin, Gëzim Hoxha rrugët në Shqipëri janë brenda standardeve, por problemi qëndron edhe tek mosrespektimi i sinjalistikës rrugore nga drejtuesit e automjeteve si dhe mungesa e saj.

“Ne infrastrukturën do të thosha ne kemi të gjithë rrugët e reja, do thosha që ne kemi ndër rrugët më të mira. Por ne nuk zbatojmë sinjalistikën pra enti pronar i rrugës duhet të vendosi sinjalistikë perfekte sipas kodit rrugor dhe nuk përfshihesh në aksidente. Shkojmë në Mal të Zi rrugët janë të ngushta megjithatë nuk kanë kaq shumë aksidente ata pasi zbatojnë kodin rrugor, vetëm ne se jemi të padurueshëm dhe thyejmë rregullat por rrugët i kemi shumë të mira”- u shpreh eksperti aksidenteve, Gëzim Hoxha.

Ndonëse viti 2020 është pagëzuar nga ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj si viti i sigurisë rrugore shifrat e regjistruara të paktën gjatë sezonit veror tregojnë të kundërtën. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A. N.: 01/09/2020 20:22

    Turiste ka pasur shume pak sivjet por jane kamikazet vendas qe vazhdojne te futen ne parakalime sikur te jene duke lozur me play station.

    Përgjigju
  • MIT: 01/09/2020 19:20

    O gazetar, nuk ta kane fajin rruget po parakalove Kundravajte dhe iken me 100 ne ore ne rruge qe eshte per 50km

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës