Verë në shtator, temperaturat vijojnë që të rriten, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Verë në shtator, temperaturat vijojnë që të rriten, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Foto ilustruese

Megjithëse jemi zyrtarisht në stinën e vjeshtës, temperaturat vijojnë që të jenë të larta, ku sot pritet që të arrijnë deri në 33 gradë celcius.

Sipas MeteoAlb territori Shqiptar në pjesën e parë të ditës paraqitet me kthjellime në zonat bregdetare, por kthjellime dhe vranësira të lehta në zonën e ulët dhe zonen malore. Pjesa e dytë e ditës paraqitet ne ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave te shpeshta në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 33°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Moti – E mërkurë, 15 Shtator 2021

Gadishulli Apenin, Rajoni i Ballkanit dhe Europa Lindore do të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Ndërsa vendet Skandinavie dhe ishujt Britanike do të jenë në prezencën e reshjeve të shiut dhe stuhive afat-shkurtra të erës. Po ashtu, mbeten në ndikimin e presionit të ulët atmosferik Europa Qëndrore dhe Jugperëndimore duke sjelle reshje të konsiderueshme shiu në këto rajone.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Protesta e opozitës të Bashkia e Tiranës, Policët gati me fikës zjarri!

VIDEOLAJM/ Protesta e opozitës të Bashkia e Tiranës, Policët gati me fikës zjarri!