‘Veri Jug’ në fshatin Gurrë e Vogël, ndërtesat qindravjeçare restaurohen për t'u kthyer në bujtina

Emisioni 'Veri Jug', ka udhëtuar në Klos të Matit dhe në fshatra, në gjurmë të historisë, traditave dhe njerëzve të punës.

Fillimisht gazetari Agim Pipa, bëri një qëndrim në fshatin Gurrë e vogël, një fshat me mbi 150 shtëpi, mes të cilave edhe dhjetëra kulla të vjetra qindravjeçare.

Për jetën në fshat, kryesisht blegtorinë, foli kryetari i fshatit Ibrahim Elezi, ndërsa për jetën në fshat, kryesisht blegtorinë, ka folur kryetari i fshatit Ibrahim Elezi.

Ndiqni 'Veri Jug' një emision nga gazetari Agim Pipa, në Report Tv, çdo të dielë ora 13.30.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:17
Mësuesi i vjetër në fshatin Gurrë e Vogël flet për kullat qindravjeçare

 

Luftim Hajdini, mësues i vjetër në fshatin Gurrë e Vogël, flet për kullat e vjetra qindravjeçare në fshat.

Kulla që vazhdojnë të mbahen mirë dhe të restaurohen që nesër mund të kthehen në bujtina për zhvillimin e agroturizmit.

Ndiqni 'Veri Jug' një emision nga gazetari Agim Pipa, në Report Tv, çdo të dielë ora 13.30.

Ora 17:17
Gurrë e Vogël, fermerët e vegjël merrem me rritjen e deleve dhe dhive

 

Ibrahim Elezi, kryetar i fshatit Gurrë e Vogël, me profesion inspektor pyjesh, flet mbi jetën në fshatin Gurrë, kryesisht për blegtorinë, delet dhe dhitë e fermerëve të vegjël, por edhe ato të shtëpisë së tij.

Ndiqni 'Veri Jug' një emision nga gazetari Agim Pipa, në Report Tv, çdo të dielë ora 13.30.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ahahaha: 21/10/2024 09:38

    Për jetën në fshat, kryesisht blegtorinë, foli kryetari i fshatit Ibrahim Elezi, ndërsa për jetën në fshat, kryesisht blegtorinë, ka folur kryetari i fshatit Ibrahim Elezi.

    Përgjigju
  • mani: 20/10/2024 19:20

    Mos fusni beton e tulla ne fshatra,,,restauroni kullat e vjetra,,,,dhe ndertoni shtepi te reja me dru....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Kukës, përplasen 2 mjete, plagosen 4 persona

Aksident në Kukës, përplasen 2 mjete, plagosen 4 persona