‘Veri- Jug’ në Patog të Kurbinit! Peshkatari që 'sfidon' dallgët prej 50 vitesh: Profesion i vështirë, por ia dola të shkolloj fëmijët në Akademinë e Arteve
‘Veri Jug’ vjen me një reportazh nga zona e Kurbinit. Informacione mbi veprimtarinë e të rinjve të gjimnazeve në qytetin e Laçit në Ditën Ndërkombëtare të Tokës.
‘Veri Jug’ vjen me një reportazh nga zona e Kurbinit. Informacione mbi veprimtarinë e të rinjve të gjimnazeve në qytetin e Laçit në Ditën Ndërkombëtare të Tokës. Më pas udhëtim drejt Fushe Kuqes, ndalesë në Patog, ku takohemi administratorin Alfred Martinaj që veç punës ne zyre bën prej shumë vjetësh edhe punën e peshkatarit.
Në lagunën e Patogut, thotë administratori Martinaj, hedhin rrjetat mbi 250 peshkatarë që mbajnë ekonomitë e familjeve me peshkim në lagunë dhe në detin Adriatik.
Takim me peshkatarin e vjetër Zef Ulaj, mbi 50 vjet në det dhe lagunë me varkën e tij. Punon si individ dhe rrëfen historitë e rrezikut të humbjes së jetës në detin me dallgë të larta natën, kur gjendet aty për të hedhur rrjetat.
Ai thotë se zanati i peshkatarit është ndër më të vështirët. Por ai shton se me punë e sakrifica ka arritur të shkollojë fëmijët në Tiranë në Akademinë e Arteve te Bukura, për muzikë dhe pikturë.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:18
Dita e Tokës në Laç, studiuesi sjell mbresa nga lëvizja e të rinjve të shkollave të mesme
Imer Hysa, gazetar, sudiues dhe banor në qytetin e Laçit, sjell mbresa nga lëvizja e të rinjve të shkollave të mesme dhe ato 9 vjeçare në qytetin e Laçit, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës. Demonstrim me bicikleta, çadra të dekoruara me lule të përgatitura me mbetje të ricikluara, gjithcka për një qytet të pastër, pa ndotje, pa gazra.