Reforma në sistemin e drejtësisë synon të ngrejë dhe një Komision të Pavarur Kualifikimi me disa anëtarë të cilët do bëjnë kualifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ky komision të verifikojë në bashkëpunim edhe me ILDKPI pasurinë e çdo gjyqtari dhe prokurori dhe në fund do dalë me një vlerësim. Ky komision do vlerësojë dhe performancën në punë, që në fakt do jetë një monitorim i imtësishëm i punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.