Një udhëtim aventurë drejt veriut të Shqipërisë, drejt Mirditës, me destinacion fshatin Tene.
Një fshat i vogël në zemër të maleve, ku agronomi dhe pedagogu i agronomisë Preng Doda, ka rindërtuar mbi kullën 270 vjeçare të të parëve të tij, një bujtinë me zhvillim agroturizmin.
Në fshatin Tene, veç bujtinës, një sferë gjigande prej guri rënë nga kodra e mbretëreshës Teuta, 800 vjet para lindjes së krishtit dhe një mulli i vogël me ujë për bluarje gruri dhe misri.
Preng Doda, banor autokton në fshatin Tene të Mirditës, rrëfen historinë e kullës 270-vjecare dhe ringritjen e një bujtine të re mbi themelet e asaj kulle.
Ruajtja e zakoneve, traditave dhe kulturës së jetesës brenda mjediseve të bujtinës.
Llesh Kola, banor në fshatin Tene të Mirditës, rrëfen punën e tij në mullirin e blojes, ku banorët vendas bluajnë grurin dhe misrin.
Asnjë mbështetje nga pushteti vendor dhe pushteti në Tiranë, për përmirësimin e infrastrukturës nga rruga e fshatit, deri tek mulliri i blojes.
Komente







