Në zonën e Postribës mes barinjve të sotëm, si trashëgimtarë të zanatit ndër më të vjetrit në botë. Familja Repaj me dhitë autoktone, mungesa e ujit të pijshëm në lerat e bagëtive dhe jeta në fshatin Kodër Boks.

Administratori I Postribës Avenir Çelaj thotë se në Kodër Boks nuk ka familje pa bagëti. Më pas ndalesë në Urën e Mesit, si pjesë identitare e zonës së Postribës dhe Shkodrës.

Ndiqni reportazhin “Postriba e barinjve qindravjeçarë”, të djelën, premierë, ora 13.30, nën moderimin e reporterit Agim Pipa.