KORÇË - Policia e Korçës nisi procedim në gjendje të lirë për nënkryetarin e komunës Bucimas Robert Cekici dhe punonjësin e gjendjes civile në komunën Vreshtas Denis Goroveci. Dy zyrtarët akuzohen se jashtë kompetencës së tyre i kanë dhënë dokumente, përgjithësisht vërtetime banorëve të zonës. 

Ndiqen penalisht në gjendje të lirë
Robert Çekiçi 57 vjeç banues në Buçimas-Pogradec, me detyrë nënkryetar i Komunës Buçimas- Korçë

Denis Goroveci 27 vjeç banues në Potgorie-Korçë, me detyrë punonjës i gjendjes civile në komunën Vreshtas -Korçë

Materialet i kaluan Prokurorisë të rrethit Gjyqësor Korçë,për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)