Pas publikimit në media së rritjes artificiale të klikueshmërisë së materialeve muzikore në YouTube, shumë artistë kanë reaguar ashpër duke e dënuar këtë veprim.
Një prej tyre është edhe këngëtarja kosovare Vesa Luma, e cila ka shprehur indinjatën e saj nëpërmjet një publikimi në faqen e saj në Twitter.
“Turp për të gjithë ata që abuzojnë me videot muzikore... Muzika dhe dashuria janë dy gjëra që nuk shkojnë me zor... ‘fake milion clicks’ (miliona klikime false)”,-ka shkruar këngëtarja.
Vetëm prej pak ditësh bukuroshja nga Kosova është fejuar me reperin shqiptar Big Basta në një ceremoni mjaft private.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com