Veseli publikon foton me Trump: 
Kosova ka mbështetjen e SHBA

Veseli publikon foton me Trump: <br />Kosova ka mbështetjen e SHBA
Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe udhëheqësi i PDK-së, Kadri Veseli ka publikuar në faqen e tij në “Facebook” fotografinë e takimit me presidentin amerikan, Donald Trump, pak ditë pas kthimit të tij nga Uashingtoni.

Veseli bëhet kështu udhëheqësi i parë nga shtetet e Ballkanit që takohet me presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në publikimin e tij, Veseli ka siguruar qytetarët e Kosovës se, gjatë takimit me presidentin Trump ka marrë mbështetjen e plotë amerikane për Republikën e Kosovës.

Të dashur miq. Sapo pranova fotografinë zyrtare nga takimi që pata ditë më parë, në Uashington, me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Kosova është e bekuar që ka mbështetjen amerikane dhe ky takim konfirmoi besimin tim dhe tuajin për aleancën e përjetshme mes Amerikës dhe Republikës sonë”, shkruan Veseli.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë