/ATSH/. - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili u zgjodh në këtë post dy ditë më parë, ka theksuar se nga pozicioni i tij do ta respektojë secilin deputet pa marrë parasysh se nga cili komunitet është ai, ben te ditur KosovaPress.
Për të, të gjithë deputetët janë të barabartë dhe se siç tha ai, do të jetë edhe kryetari i qytetarëve serbë në Kosovë.
"Ne kemi bërë investime shumë që ata të integrohen. Natyrshëm ne në të kaluarën kemi qenë të detyruar të luftojmë kundër regjimit te shteti serb, por ne nuk jemi kundër popullatës serbe. Komunikimi me ta do të jetë si me të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës. Janë kontakte të cilat kanë të bëjnë me interesat e Kosovës dhe që ata ta ndiejnë veten të barabartë në qeverinë e Kosovës", ka thënë Veseli.
Me fjalët e tij ai shpreson që të përçoje edhe një mesazh tek kolegët e tij në Beograd, që edhe ata të respektojnë shqiptarët që jetojnë në Serbi.
/Shqiptarja.com