Aktorja egjiptiane Rania Youssef është akuzuar për shfaqje të turpshme në publik dhe mund të përfundojë deri në 5 vjet burg për fustanin që veshi gjatë premierës së një filmi në Kajro.
30-vjeçarja kishte veshur një fustan të zi, i cili i tregonte gjithë pjesën e poshtme të trupit. Për këtë arsye më 12 janar ajo so të dalë para gjykatës, ku edhe do të përballet me dënimin e saj.
Dënimi i aktores vjen pas atij të një shkrimtari, i cili u dënua me vjet burg pasi në librin e tij përmendte seksin dhe drogën.
Fustani i veshur nga Rania Youssef
Por përveçse vendimit, ai u lirua shpejt pasi 120 shkrimtarë dhe artistë të shquar, përfshirë Woody Allen, nënshkruan një letër ku kërkonin lirimin e tij. Për shkak të letrës, dënimi i tij u pezullua nga gjykata e Kajros.