TIRANË - Pjesëmarrja në meshën madhështore organizuar nga Papa Françesku të dielën në Tiranë nuk kishte marrë vëmendje të njëjtë sa i takon veshjes nga të pranishmit në ceremoni. Kështu zonja Odeta Nishani, bashkëshortja e Presidentit Bujar Nishani në rreshtin e parë të meshës, binte shumë lehtë në sy me fustanin e saj me ngjyra të ndezura.

Ndërkohë që disa prej femrave në politikë predikuese apo jo kishin shfletuar, pyetur apo edhe parë për mënyrën e veshjes që përdoret në të tilla mesha. Rreshti i parë i të ftuarave në ceremoninë e zhvilluar në sheshin “Nënë Tereza” shfaqi edhe femra që binin në sy për veshjen e errët dhe vellot e zeza.

Politikanet Monika Kryemadhi, Mesila Doda, Mimi Kodheli, Ledi Shamku, drejtoresha e Doganave Elisa Spiropali, por edhe bashkëshortet e kryeministrit Rama dhe ish-Presidentit Topi ishin kujdesur deri në detaje për veshjen e përdorur gjatë meshës me Atin e Shenjtë. Njohuritë e pakta në ceremoni të tilla u vunë re edhe në ritet fetare. Ndonëse jo të gjithë të pranishmit ishin katolikë, meshën e drejtuar nga Papa Françesku mund ta kishin menaxhuar më mirë.

mesila doda

Kështu gjatë momentit të kungimit, edhe pse u kërkua që procesin ta kryenin vetëm personat e pagëzuar, katolik dhe predikues, radhët e politikanëve në rresht për të kryer ritin në fjalë nuk kishte të mbaruar.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Shtator 2014
 
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)