Mbrëmjen e djeshme në Muzeun Metropolitan, New York u mbajt eventi i famshëm Met Gala që bëri bashkë të gjithë yjet, duke i sjellë në një tjetër dimension.
Tematika e këtij viti ishte “Camp: Notes on Fashion”, në qendër të së vilës qëndron e ekzagjeruara, artificialja dhe e çuditshmja.
Si zgjodhën VIP-at ta sillnin këtë?! Hidhini një sy atyre që janë konsideruar si të veshurat më bukur bazuar brenda tematikës.
1. Lady Gaga
LADY GAGA ME BRANDON MAXËELL
Duket sikur tema e këtij viti u vendos posaçerisht për Lady Gaga-n dhe stilin e saj gjithmonë të ekzagjeruar. Brenda fare pak minutash, Gaga u ndërrua 4 herë duke shpalosur gjithë fantazitë e saj përmes krijimeve të Brandon Maxwell. Nga fustani rozë super i fryrë e deri tek dalja me të brendshme dhe çizme të larta me platformë që vetëm ajo di t'i mbajë më së miri.
2. Kylie dhe Kendall Jenner me Versace
Një pjesë e mirë e vëmendjes sigurisht që shkoi për motrat e famshme të cilat herë dukeshin si ëngjëj me ngjyra të adhurueshme dhe herë si një tjetër version i motrave të Hirushes.
3. Celine Dion me Oscar de la Renta
Për të krijuar këtë copëz arti që këngëtarja mban veshur është dashur më shumë se 3000 orë punë. Gjithsesi, Dion di si ta mbajë dhe të shkëlqejë me të!
4.Cardi B me Thom Browne
Cardi B mendoi që puplat e kuqe do ta përfaqësonin më së miri dhe rezultati ishte ky!
4. Ciara me Dundas
Përpos flokëve që kërkojnë një shkrim më vete, ky fustan dukej një mrekulli mbi të!
5. Kacey Musgraves me Moschino
Barbie e 2019-ës duket identik kështu! Mezi po hiqni sytë dhe ju apo jo?
6.Billy Porter me The Blonds
Një yll i veshur në flori!
7. Lupita Nyong'o me Versace
Kombinimet e aktores janë fantastike.
8. Emily Ratajkowski me Dundas
Çfarë na kujtoi Emily? Padyshim që veshjen ikonike të Cher-it!
Burimi: Harper's Bazaar