600 të ftuar e 35 mijë dollarë hyrja, surprizat e ‘Met Gala’, si u veshën VIP-at nga Kardashian si Monroe, tek stili i Malumas në Versaçe

Met Gala” është rikthyer këtë të hënë në Neë York me 600 të ftuar vip... E konsideruar si mbrëmja më e madhe e modës,  kjo ngjarje e organizuar nga Anna Wintour, drejtores së Vogue America, bashkoi në tapetin e kuq aktorë, stilistë, bloger e emra të tjerë të njohur të botës së spektaklit e medies. Synimi, ishte mbledhja e fondeve për mbështetjen e Institutit të Kostumeve në Muzeun Metropolitan të Artit në qytetin e Nju Jorkut.

E në fakt, të qenit i pranishëm në këtë ngjarje përpos famës lidhet edhe me financat. Përpos personazheve të spektaklit që ftohen nga vetë stilistët, për të tjerët, sipas New York Times vetëm hyrja ka kushtuar 35 mijë dollarë për një person, ndërsa tavolinat e darkës kanë variuar nga 200 mijë në 300 mijë dollarë.

Tema e këtij viti ishte “Glidet Glamour, ose Epoka e Artë e fundshekullit XIX-të”. Yjet e spektaklit që morën pjesë sfiduan njëri tjetrin mes stilit mbretëror, fustaneve pompozë, shkëlqimit e dekolteve. Fustani i Blake Lively-t, është një nga më të komentuarit, e kritikët e modës thonë se kjo veshje e ka shndërruar në një statujë moderne të lirisë. Ndërsa si një homazh ndaj Marilyn Monroes, Kim Kardashian është bërë bionde për këtë mbrëmje. Vëmendje tërhoqi edhe Irina Shayk, e cila me veshjen e saj në lëkurë të zezë, shkon kundër rrymës së kodit të pashkruar të veshjeve celebruese.

Ndërsa stilistja e njohur italiane Donatella Versace po në këtë mbrëmje ka festuar edhe datëlindjen. Ajo tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq me një fustan blu transparent të qëndisur me fije ari.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda