Vështirë të bëhemi shenjtorë, të paktën qytetarë

Vështirë të bëhemi shenjtorë, të paktën qytetarë

Foto ilustruese

"Çfarë mund të bësh për paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaj familjen tënde... Dashuria nis në shtëpi... Çdo gjë varet nga si duhemi me njëri-tjetrin... E keqja hedh rrënjë kur një njeri mendon se është më i mirë se të tjerët..."

Më 4 shtator 2016 Papa Françesku shpalli shenjtore Nënë Terezën, shqiptaren më të njohur në botë dhe ne kemi një ditë për ta kujtuar këtë. Eshtë një shënim në kalendar, që ndoshta mund të shndërrohet në një meditim, në një mundësi për t'u përmirësuar, pa qenë nevoja të jemi shenjtorë. Për mua, mendoj, mjafton të jemi qytetarë, të mirësjellshëm dhe të ndjeshëm ndaj njerëzve dhe natyrës që na rrethon.

Nuk është e rastësishme që një popull nxjerr një grua kaq të rrallë, një kërkuese dhe zbuluese e palodhur e vlerave njerëzore, si Nënë Tereza. Popuj të ndryshëm kanë nxjerrë figura të spikatura në aget e shekujve: filozofë, artistë, shkencëtarë, sportistë... Ne, Nënë Terezën.

Shqiptarja e mrekullueshme ka lënë në vitet e ekzistencës së saj aq punë të mira të cilat janë dëshmi e kanë mbetur si yje udhërrëfyese për kë dëshiron të ketë një progres shpirtëror. A duam ne t'i shohim yjet që ajo ka lënë?

Nënë Tereza ishte e dashuruar me gjërat e vogla, me veprimet në dukje të parëndësishme, por që na bëjnë të mendojmë. Jo rastësisht e nisa këtë reflektim me disa nga shprehjet e saj të thjeshta. Sa nga ne ngrihen në mëngjes me "urinë" e madhe për t'u dashur e respektuar nga të tjerët, por sa prej nesh duan dhe respektojnë të tjerët? Nënë Tereza na kujton një gjë: Dëshironi paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaj familjen tënde... A shprehim ne përditë respekt dhe dashuri ndaj njerëzve që na rrethojnë? A shprehim mirënjohje dhe jo detyrim ndaj njerëzve që në të përditshmen na shërbejnë? Duket sikur çdo gjë që e paguajmë  duhet ta pretendojmë edhe me forcë, por jo për çdo gjë që na paguajnë e ndjejmë veten të detyruar ta respektojmë e të japim më të mirën tonë.

Ka perla urtësie në jetën e Nënë Terezës e mjafton që mbi disa prej tyre të reflektojmë. Do të ishin shumë të vlefshme për shumë nga ne shqiptarët e 2018 që shpesh e të shumtë mendojmë se jemi më të mirë nga të tjerët.

Aq mendjemëdhenj janë disa nga ne sot sa arrijnë të shohin nga lart poshtë edhe Nënë Terezën, të kërkojnë dobësitë e defektet e saj. Kemi treguar se me mendjemadhësi shohim këdo që punë të mira ka bërë, pa parë asnjëherë se vetë ç'po bëjmë.

Me 4 shtator 2016 Papa Françesku shpalli shenjtore Nënë Terezën. Mbi disa nga fjalët e punët e saj, ne, shqiptarët e 2018 mund të ngremë jo shenjterimin, por të paktën qytetarinë tonë.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Benedetta: 04/09/2018 17:10

    ..Lavdi Vepres se Nene Tereses..,Mirenjohje pa fund!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë