Vështirësia e jashtëzakonshme e ndërtimit të marrëdhënieve mes shqiptarëve

Vështirësia e jashtëzakonshme e ndërtimit të marrëdhënieve mes shqiptarëve

Dy kryeministrat ne konference te perbashket per shtyp

Të mbushësh një autobus me ministra e t’i çosh në Prishtinë, sigurisht, qoftë edhe nga ana vizuale, ka një impakt domethënës. Kush nuk do ta pëlqente këtë? Puna e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk mund të sjellë tjetër, veçse të mira për të gjithë, por sa e vështirë, e lodhshme, me pengesa, me sherre, urrejtje, është e mbushur kjo rrugë? Dhe sa shumë dashuri dhe durim duhet për ta shtruar, për ta vazhduar, për të ruajtur ritmin e ndërtimit të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit si endës të një pëlhure miqësie çudibërëse. Rruga e Kombit, një nga akset më të bukura të ndërtuara, këputet si një trëndafil i bukur kur vjen nga Prishtina afër Lezhës, si dëshmitare e fortë e asaj që ne dimë të bëjmë: Ndërtojmë gjëra të bukura, por vetëm deri në një pikë. Vjen një moment që rrugët, marrëdhëniet, bashkëpunimet bëhen të vështira, të minuara nga helmi që iu hidhet përsipër si një acid. Dhe marrëdhëniet dhe punët ngadalësohen, pengohen, minohen.

A ka simpati apo antipati Albin Kurti për Edi Ramën dhe Edi Rama për Albin Kurtin, kjo nuk ka fare rëndësi. A po përfitojnë biznesmenë të Tiranës apo Prishtinës nga intensifikimi i bashkëpunimit, kjo është gjëja më e natyrshme dhe më logjike që mund të vijë: Në çdo bashkëpunim ekonomikmes vendesh, biznesmenë të çimentuar do të bëjnë punët me të punësuarit e tyre, me gjithë inatin, zilinë, keqdashësinë e shumë kritikëve të pakuptimtë. Ambasadorë të të gjitha vendeve kanë dhomat përkatëse ekonomike, me biznesmenët përkatës në çdo cep të globit tonë. Një biznesmen i Shqipërisë dhe i Kosovës vazhdon të inkriminohet për punët që bën në një mënyrë të egër, sikur nuk janë ata si kudo në botë që i bëjnë punët si për rrugët, portet, aeroportet, tregëtitë. Një biznesmen mund të kritikohet për punën që nuk ka bërë, për paratë që mund të ketë marrë dhe mund t’i ketë futur në xhepat e tij pa realizuar atë që duhet të realizonte për Kosovën apo për Shqipërinë. Një biznesmen mund të anatemohet nëse kapet si shkelës ligji, barazie tregu dhe mbulohet për këtë, apo i shpëton drejtësisë.

Ndodh vetëm në Tiranë dhe në Prishtinë që njerëzit të sulmohen paraprakisht dhe për hir të vërtetës, nuk janë të pakta rastet kur dikush është kapur vërtetë në shkelje të punëve dhe të ligjshmërisë, dhe nga të njëjtët idnividë, është mbrojtur apo mbuluar.

Atëherë, janë hipokrizi marrëdhëniet që duhet të ndërtojmë mes Tiranës dhe Prishtinës, apo janë hipokrizi, apo më keq, përpjekje për të shkatërruar nga ata që shajnë e sulmojnë çdo hap në këtë drejtim?

Në gjithë zhurmën që krijohet përherë, vetëm një gjë ka vlerë: nëse shqiptarë të Kosovës dhe shqiptarë të Shqipërisë e kanë ndërtuar në mendjen e tyre bashkëpunimin e intensifikuar, nuk ka stërkëmbësh a intrigë që mund ta rrëzojë një ëndërr të tillë. Vera do të mbushë plazhet shqiptare me shqiptarët e Kosovës dhe malet e Kosovës me shqiptarë të Shqipërisë. I bekuar kushdo që ngre në institucion këtë dëshirë.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 26/06/2022 16:36

    Ka shume renndesi menyra dhe mjetet qe secili ka hyre ne politike dhe marre pushtetin. Kurti nje aktivist, protestues dhe me retorike te forte nacionaliste dhe anti korrupsion. Fitoi zgjedhjet jo nje po dy here vete, pa mbeshtetje as te SHBA apo krimit te organizuar, apo lobingjeve te pista politike. Ndersa Rama, komplet e kunderta dhe embleme e te postes, nje perfitues abuzues nga bacgroundi komunist per arsim dhe punesim te pa merite, nje egoist qe pa bere asgje donte kapital politik, tipik i skuthit ose me mire spounit sa ne nje ane ne tjetren. Te tjeret e futen pa asnje kontribiut ne PS dhe poste qe i shfrytezoi tmerresisht korruptivisht dhe qe e katapultoi ne krye te te majtes shqiptare. Ish te majtes se nuk ekziston me. Aleance me krimin e organizuar qe beri deputete apo me te korruptuar si Meta qe e solli ne pushtet. Levizjes zgjatuse te Kurtit ne Tiran me prani politike, ky Rame iu kunderpergjigj me rrezim pushteti ne Kosove dhe qe prape aleancon ta beje. Kjo eshte domethenese dhe shume. Kosova e meriton ata qe ka zgjedhur, ndersa ne ne Shqiperi ende nuk kemi nje shans te zgjedhim. Ndaj ne kemi nevoje per udheheqes te mire dhe te lire, te pakapur si Albini dhe jo monstra si Rama.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia

'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia