Vështirësohen ndjeshëm objektivat Sancho dhe Werner, Chelsea mban shpresat te Inter për Alonso-n

Vështirësohen ndjeshëm objektivat Sancho dhe Werner, Chelsea mban shpresat te Inter për Alonso-n

Chelsea pas dënimit që mori nga FIFA me vendim të CAS, në janar do të ketë mundësi të veproje në markaton e janarit për të përforcuar skuadrën që synim këtë sezon ka kualifikimin në Champions League.

Gjithsesi sipas ‘Goal.com’ ekipi i drejtuar nga Lampard duhet të presë për dy objektivat e mëdha. Jadon Sancho është qëllimi i bluve por Dortmund dëshiron ta mbajë të paktën për këtë sezon. Aq më shumë se dhe vetë futbollisti nuk dëshiron të lëvizë para zhvillimit të ‘Euro 2020’, pasi verdhezinjtë kombëtarja është më pranë.

Situata mbetet e vështirë edhe për Timo Werner, sulmuesin e Leipzig, që po bën një kampionat të shkëlqyer. Werner, që deri më tani  ka shënuar 24 gola, më herët është shprehur ashtu si Sancho, që sezonin preferon ta mbyllë me skuadrën aktuale. Ndërkohë edhe për Chelsea-n më mirë do të ishte një tentativë në merkatone  verës, atëherë kur aktivizohet edhe klauzola e Ëerner për t’u larguar.

Ndërkaq situata mbetet tepër e vështirë edhe për Moussa Dembele, pasi Lyon ka dalë me një deklaratë zyrtare, duke mohuar çdo mundësi që ai të largohet. Më herët Chelsea kishte tentuar ta afronte në skuadër.

I pafavorshëm edhe objektivi Wilfrid Zaha, për të cilin Crystal palace bën rezistencë të jashtëzakonshme. Në verë u refuzuan ofertat e Everton dhe Arsenal, ndërsa tani pretendohet që futbollisti të mos shitet për më pak se 80 mln euro.

Te Chelsea po punohet edhe për merkaton në dalje, me Giroud që mbetet objektiv i Interit por edhe i dy skuadrave në Francë. Po ashtu edhe Pedro mund të largohet, por për të synimet janë vetëm nga Amerika, në MLS. Të dy futbollistët kanë edhe nga 6 muaj kontratë dhe secila shitje nuk do të mund të sillte shumë të ardhura.

Ndryshe qëndron situata për mbrojtësin spanjoll Marco Alonso, të cilin Conte e pëlqen shumë dhe e ka vendosur te objektivat primar. Për të Chelsea synon 35-40 mln euro, ndërsa Inter prtendon ta marrë me formulën e huazimit. Vetëm në rast se shitet do të ketë të ardhura për Chelsea-n, të cilat më pas do të pretendojë ti shpenzojë për Nathan Ake të Bournmouth. Për këtë të fundit Chelsea ka një klauzolë që mund ta afrojë në skuadër për 52 mln dollar.

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë