Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe nënkryetari , Shpend Ahmeti, po qëndrojnë në një vizitë dyditore në Bruksel. Në takimet e zhvilluara me eurodeputetet Eduard Kukan ,Tanjo Fajon dhe Ulrike Lunaqke ata i njohtuan me shqetësimet dhe kundërshtimin e Lëvizjes Vetëvendosje me marrëveshjen e fundit të kryeministrit të Kosovës të arritura me Serbinë mbi përfaqësimin e degraduar të Republikës së Kosovës me fusnotë, si dhe për koncesionet e vazhdueshme që kjo qeveri po ia bën Serbisë.
Kurti dhe Ahmeti poashtu shpalosën idetë e Lëvizjes Vetëvendosje mbi bërjen e shtetit të Kosovës, shtet të së drejtës dhe shtet të zhvillimit, ndërsa edhe dëgjuan nga eurodeputetët qëndrimet e tyre mbi zhvillimet e fundit në Kosovë.
/Shqiptarja.com