ELBASAN- ELBASAN- Nënë e bir kanë tentuar t’i japin fund jetës së tyre me medikamente mjekësore, sepse dhunoheshin në mënyrë sistematike nga kryefamiljari. Ngjarja tronditëse ka ndodhur dje në qytetin e Elbasanit, ndërsa dy personat ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, sipas policisë lokale bëhet me dije se të dëmtuarit janë 50 vjeçarja me iniciale L.L, si edhe djali i saj me iniciale B.L, 20 vjeç. Sipas burimeve, mësohet se gjatë marrjes së tyre në pyetje, ata janë shprehur se nuk e duronin dot më situatën e vështirë në familjen e tyre. Pas akuzave të nënës e djalit, kryefamiljari është shoqëruar në polici.
Helmimi
Dje, gjatë orëve të para të mëngjesit, gruaja me iniciale L.L dhe djali i saj B.L kishin vendosur t’i jepnin fund jetës së tyre duke pirë disa medikamente mjekësore. Mësohet se nënë e bir kanë qenë të vetëm në shtëpi në momentin e ngjarjes, ndërsa të parët që i kanë ardhur në ndihmë kanë qenë fqinjët. Këta të fundit menjëherë kanë dërguar dy të dëmtuarit në ambientet e Spitalit Rajonal të Elbasanit dhe pas mjekimeve të marra, aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas mjekëve ka qenë ndërhyrja në kohë e fqinjëve, që adoleshenti dhe nëna e tij ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa në trupat e tyre janë gjetur edhe shenja të dukshme dhune.
Shkaku
Burime nga policia lokale thanë për gazetën “Shqiptarja.com” se shkak i kësaj ngjarjeje është dhuna e ushtruar ndaj tyre. Sipas dëshmisë së gruas, ka qenë dhuna që bashkëshorti i saj ka ushtruar ndaj 50 vjeçares dhe djalit të tyre që i ka çuar ata drejt tentative për vetëflijim.
Dëshmitë
Të marrë në pyetje nga grupi hetimor, gruaja me iniciale L.L, si edhe djali i saj me iniciale B.L, 20 vjeç kanë thënë se arsyeja e vetme që ata kanë dashur t’i jepnin fund jetës së tyre ka qenë dhuna e ushtruar ndaj tyre. Të dy së bashku kanë pohuar se nuk mund ta duronin më gjendjen e vështirë që po bëhej në shtëpinë e tyre, pasi çdo ditë e më shumë po vështirësohej. “Nuk po e duroja dot situatën e vështirë që po krijohej në shtëpi çdo ditë e më shumë. Ai vinte në shtëpi dhe për gjëra të kota fillonte të konfliktohej me mua dhe më pas fillonte të zihej edhe me djalin”, ka thënë 50 vjeçarja në deklaratën e saj. Më tej, gruaja ka sqaruar para efektivëve të policisë, se situata bëhej edhe më e vështirë kur bashkëshorti i saj shkonte në shtëpi i dehur. “Situata bëhej edhe më e rëndë kur burri vinte në shtëpi i dehur dhe aty çdo gjë dilte jashtë kontrollit”, ka thënë ajo. Ndërsa, djali i saj, është shprehur se: “Nuk e duroja dot faktin që nëna ime binte pre e dhunës nga babai im. Sa herë që unë hyja në mes për t’i ndarë, ai ushtronte dhunë edhe ndaj meje”. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet mbi zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe ka ndaluar kryefamiljarin për ta marrë në pyetje.
Dhuna
Burime nga policia lokale thanë për gazetën se shkak i kësaj ngjarjeje është dhuna e ushtruar nga kryefamiljari i tyre. po ashtu, në trupa u janë gjetur edhe shenja të dukshme dhune
Policia
Djali 20 vjeçar, si edhe nëna e tij 50 vjeçare me iniciale L.L aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën pas mjekimeve të marra në Spitalin Rajonal të Elbasanit
Shkrimi u publikua sot (01.09.2015) në Shqiptarja.com, versioni print
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com