FIER-  Vajza e aktorit të humorit fierak, Todi Llupi, i cili njihet me rolin e Malos te skeçi “Po martojmë Malon”,  ndërroi jetë në spital pasi dyshohet se është vetëhelmuar nga konsumimi i një mbidoze ilaçesh antidepresiv. (Në foto Dafina Llupi me të atin, Todi Llupi).

Dafina Llupi, 26 vjeçe kishte ndjekur rrugën e të atit dhe ishte aktore e teatrit ‘Bylis’ në Fier. 

Gazetari ynë Kristaq Thano, informoi sot në mëngjes se Dafina ndërroi jetë në spitalin e qytetit, ku ishte dërguar me urgjencë në orët e vona pas mesnatës së 26 marsit.

Drejtoresha e spitalit të Fierit, Antoneta Dhima, i ka thënë gazetarit tonë se vdekja e 26-vjeçares ka ardhur nga konsumimi i një sasie ilaçesh antidepresiv. 

Nuk dihen ende shumë detaje për këtë ngjarje të hidhur në familjen Llupi apo shkaqet që çuan aktoren e re t'i japë fund jetës. 

Redaksia online
(d.d/shqiptarja.com)