Vetëm një humbje këtë sezon, Vora siguron Kategorinë e Parë

Vetëm një humbje këtë sezon, Vora siguron Kategorinë e Parë

Skuadra e Vorës

Dy javë nga fundi i sezonit në Kategorinë e Dytë, Vora ka siguruar edhe matematikisht ngjitjen në Kategorinë e Parë. Skuadra e drejtuar nga Artan Mërgjyshi fitoi 2-0 me Naftëtarin në javën e 18-të për grupin A, teksa mban kreun me 47 pikë, shtatë më shumë se ndjekësit e Veleçikut.

Kësisoj vorakët nga sezoni i ri do jenë pjesë e Kategorisë së Parë, vetëm një vit pasi zbritën në të Dytën. Skuadra e Mërgjyshit ka siguruar 15 fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje këtë sezon, duke dominuar grupin A të së Dytës.

Veç stadiumit të ri, në Vorë kanë investuar edhe në një skuadër solide çka solli këtë rezultat final. Pritet që investimet të rriten në merakto, duke synuar një paraqitje cilësore edhe në Kategorinë e Parë.

Tanimë gara në të Dytën bëhet vetëm për zonën play-off, atë të promovimit për skuadrën që do renditet në vendin e dytë. Veleçiku, Sopoti, Valbona dhe Naftëtari janë skuadrat që do kërkojnë një vend në play-off.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?