'Vetëm të shkallojmë të hidhemi nga kati i dytë!' Emigranti i karantinuar në hotel: Nga sot nuk kam më lekë, do vdesim nga uria (VIDEO)

Lino Veizaj, i ardhur nga Greqia në një lidhje telefonike për Report Tv thotë se nuk ka më asnjë lekë për të blerë ushqime ndërsa tregon se as familja e tij nuk ka asnjë mundësi t'i sjellë lekë. Ai kërkon ta nxjerrin nga hoteli pasi nuk mund të përballojë më shpenzimet dhe ta çojnë të qëndrojë në shtëpinë e tij pranë familjes i vetëkarantinuar. Sipas tij, analizat i kanë dalë negative për COVID-19.

"S'kemi më as lek,ë asgjë. Edhe këtu që na bënin analizat na kanë dalë negativë, për çfarë na mbajnë këtu", thotë ai duke treguar edhe arsyen pse është kthyer në Shqipëri në kushtet kur kufijtë janë mbyllur.

"Ne kemi probleme familjarë, kemi grua, kemi fëmijë, kemi nënë mbrapa që duhet të kujdeset dikush", thotë Veizaj.

Lino Veizaj tregon për gazetaren Aida Tancica se si ishte rrugëtimi i tij deri në hotel dhe si është situata aktuale. Ai thotë se qëndrojnë 1 ose 2 veta në një dhomë ku paguajnë 20 mijë lekë të vjetra nata, dhe se ushqimin e porosisin në Fast-Food përmes një numri që i kanë lënë autoritetet.

"Unë e pranova sepse ishte me kundërshtim, se thonin o do shkosh atje (në hotel). Tani ne nuk kemi asnjë të ardhur, ku t'i marrim këto lekë.  Hotelin e kemi bërë kontratë 20 mijë lekë, i bie afërsisht 300 mijë lekë, ku kemi leke në, ne për hall vemi në Greqi. Ndodhemi 22 veta. Jemi të gjithë ne, jemi mbledhur në korridor, s'kemi lekë të hamë, familja nuk ka lekë të na dërgojë, ku të shkojmë. Vetëm këtu të shkallojmë të hidhemi nga kati i dytë, ku të shkojmë. Pse mos të rrimë në shtëpi tonë. Këtu ka nga Shkodra, nga Laçi.  Të na çojnë në shtëpi, të rrimë në shtëpinë tonë, pse të rrimë rrugëve, tani ne lekët na mbaruar. Ne kemi edhe 8 ditë, shtyhet këtu 8 ditë pa ngrënë.  Është ushtria poshtë, nuk lejohemi të dalim. Në dhoma jemi nga një nga dy veta. Sëmundja do të vijë nga që s'kemi çfarë të hamë, edhe vdekja do na vijë ngaqë s'kemi çfarë të hamë. Ne nuk jemi të sëmurë, pse të vdesim për të ngrënë. Kosto ditore vete 10 mijë lekë, një kafe do ta pish, porositë i bëjnë nëpër një Fast-Foodi, na dhanë një numër. Ai i fast foodit na i sjell, i japim lekët", tregon Veizaj.

Ditën e sotme ai ka mbaruar të gjithë kursimet që kishte, ndërsa thotë se fillimisht autoritetet u kishin thënë se do të paguanin vetëm fjetjen, pasi ushqimet ishin nga shteti.

"Nga sot e mbrapa nuk kemi më çfarë të marrë.  Ne kur firmosëm thanë do paguani fjetjen ushqimet i jep shteti tre vakti. Rron robi me një bukë për 5 ditë", thotë ai.


Lajmi kryesor:

22 emigrantë karantinuar në hotel në Gjirokastër: 200 lekë sufllaqja, s'kemi më kursime! Rron robi me një bukë 5 ditë?!


G.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm