Për herë të parë, në krye të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, zgjidhet një grua.
Komiteti Kombëtar i Organizatës zgjodhi Vera Tarifën, e cila u prezantua këtë të hënë.
Në fjalën e saj, Tarifa shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë. Organizata e Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ u themelua në vitin 1957 dhe ruan kujtesën historike.
“Për mua kjo është një përgjegjësi e madhe, për të vazhduar me përkushtim misionin fisnik të ruajtjes dhe përcjelljes së vlerave të Lutfës sonë Çlirimtare dhe kontributit të veteranëve të saj”, tha Vera Tarifa gjatë fjalës së saj.
Komente









Per mendimin tim,Org.e veteraneve nuk duhet te jete vetem per LANC-in.Te gjithe ata shqiptare qe kane sherbyer ne misionet e NATO-s ne vende te ndryshme te botes quhen veterane.Keshtu qe tani ne vend te quhet Organizata e veteraneve te LANC-it,duhet quajtur thjesht Organizata e veteraneve dhe duhet te perfshije jo vetem ata te LANC-it,por te gjithe veteranet qe kane sherbyer ne misionet e NATO-s ne bote.
PërgjigjuKu ka mo veteran se i bje me qen te gjith ultra 100 vjeçar
Përgjigju