Për herë të parë, në krye të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, zgjidhet një grua.

Komiteti Kombëtar i Organizatës zgjodhi Vera Tarifën, e cila u prezantua këtë të hënë.

Në fjalën e saj, Tarifa shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë. Organizata e Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ u themelua në vitin 1957 dhe ruan kujtesën historike.

“Për mua kjo është një përgjegjësi e madhe, për të vazhduar me përkushtim misionin fisnik të ruajtjes dhe përcjelljes së vlerave të Lutfës sonë Çlirimtare dhe kontributit të veteranëve të saj”, tha Vera Tarifa gjatë fjalës së saj.