DIBER - Familjarët e 17-vjeçarit Drilon Dema, të vetëvrarë më 9 janar në Dibër, akuzojnë policinë se ka ushtruar dhunë ndaj tij. Vëllai i viktimës, Medati shprehet se askush nuk i jep autopsinë e vdekjes të formosur dhe vulosur. Madje, familjarët tregojnë se 17-vjeçarin e akuzonin kot për vjedhje pulash, gjë për të cilën e shoqëronte dhe policia e Peshkopisë herë pas here.
"Sapo e lëshuan nga komisariati për herë të fundit, ai nuk donte t'i fliste më njeriut. Dukej që nuk ishte mirë dhe ndodhi ajo që ndodhi", thotë vëllai i tij, Medat Dema.
Ndërsa motra e Drilonit të vetëvarur, Elona thotë se një natë para se policia ta linte të lirë, ai e kishte telefonuar duke i thënë se "këtu në polici po më torturojnë, unë nuk kam vjedhur pula e nuk kam bërë asgjë".
Bashkëfshatari Avni Xhelili dhe kushëri i viktimës tregon se kur ai dhe persona të tjerë janë marrë me mortin e në kohën që po e lanin, në organet gjenitale kishte shenja dhune.
"I kam kërkuar mjekut ligjor Halil Spahiu raportin për vdekjen e vëllait. Kam marrë prej tij një dokument pa firmë, ndërsa vetë ai herë e mohon dhe herë e pohon dhunën. Spahiu duhet të përgjigjet", thotë vëllai i Drilonit, Medati.
Më 9 janar, Drilon Dema u gjet i vetëvarur në një pemë 100 metër larg shtëpisë, ndërsa policia në deklaratën për këtë ngjarje tha se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com, 22 janar 2013
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com