Vetingu, KPK shkarkon prokurorin e Vlorës, Xhemal Saliaj

Vetingu, KPK shkarkon prokurorin e Vlorës, Xhemal Saliaj

KPK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot shkarkimin nga detyra të prokurorit Xhemal Saliaj, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 4 tetor.

KPK e mori vendimin për subjektin e rivlerësimit me shumicë votash.

Xhemal Saliaj mbante detyrën si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Alma Faskaj, Pamela Qirko relatore, Xhensila Pine anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Xhemal Saliaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si prokuror në Prokurorinë e Beratit, ku ka ushtruar dhe funksionin e drejtuesit. Prej vitit 2013, ai e ushtron detyrën në Prokurorinë e Rrethit Vlorë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asolingo: 07/10/2024 16:10

    Sa Xhemala ka Vlora livadhisin kudo,po e keqja eshte se ka shume avokate me dipploma fallco qe mashtrojne njerezit.Duhet çrenjosje e administrates,sa here do ta themi 95%e administrates jane mashtrusa.

    Përgjigju
    • Zvicerani i Rektores se Uni Vlore: 09/10/2024 17:14

      Gruaja e ketij sapo u zgjodh Rektore e universitetit te Vlores. Ne fjalimin e saj ajo falenderoi burrin qe eshte zvicerian nga sjellja. Te mos ta dije rektorja qe Zvicerianet nuk vjedhin e bejne pasuri edhe blejne punet e grave me korrupsion? Ky llum po edukon brezin e ri. Rektoren do jene duke e ngushelluar te gjitha petagoget qe jane grate e trafikanteve te droges edhe prostitucionit qe kane zaptuar pedagogjine e universitetit te Vlores.

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Rama: Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Rexhep Qosja i kërkonte në udhëtimin historik drejt Rambujesë

Rama: Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Rexhep Qosja i kërkonte në udhëtimin historik drejt Rambujesë