TIRANE- Vetingu lë jashtë organeve të drejtësiisë prokurorin e Tiranës, Ervin Karanxha.
Kolegji i Posacëm i Apelimit që u mor më 15 janar 2025,u mor në dhomë këshillimi, la në fuqi shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Ervin Karanxha.
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare, la në fuqi vendimin nr. 413, datë 07.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Shkarkimi i tij nga KPK erdhi pasi nuk mundi të justifikojë pasurinë. KPK gjeti mungesë të burimeve financiare për Prokurorin e Tiranës, pasi ai rezulton se ka një bilanc negativ, domethënë ka shpenzuar më shumë se sa ka fituar ligjërisht.