'Vetizolimi duhet të vazhdojë', presidenti i urdhrit të mjekut në Fier: Shtatzënat në maternitet vetëm në rastet e emergjencës

Frenimi dhe rikthimi i rasteve të reja me Covid-19 në Fier, në harkun kohor të tre ditëve bëri që qytetarët të vërshojnë nëpër rrugë. Për presidentin e urdhrit të mjekut në qarkun e Fierit Besnik Brahimaj kjo është një shkujdesje e rrezikshme. Sipas tij personat e infektuar ditët e fundit do ti shfaqin simptomat gjatë javës që vjen ndaj vetizolimi duhet të vazhdojë.

"Një gjë është pozitive, që ne në qarkun tonë nuk kemi mjek me koronavirus. Mund të ketë një fazë të dytë të përhapjes së tij, sepse njerëzit kanë qenë në kontakte me të sëmuret të prekur me koronavirus dhe shenjat mund të shfaqen në një periudhe të shkurtër, por masat e mara  po japin efektin  e duhur  në qarkun e Fierit. Qëndrimi larg nga njeri-tjetri kudo që janë ndihmojnë pozitivisht për mos përhapjen e këtij virusi." 

Më tej mjeku foli për gratë shtatzëne, nëse duhet të shkojnë në maternitet në këto kohë virusi apo jo:

"Deri më tani nuk ka të dhëna që koronavirusi ndikon te gratë shtatzëna. Megjithatë gratë  shtatzëna duhet të ruhen që të mos preken. Kryesorja është që nuk ka transmetim vertikal të koronavirusit nga nëna te  fëmija. Kjo është një gjë pozitive. Gjithashtu mendoj që të gjitha gratë  shtatzëna  të mos paraqiten në maternitet. Gjëja më e mirë është një bisedë  telefonike me mjekun e tyre gjinekolog dhe kur është e domosdoshme behet ekzaminimi në institucion."

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë