Veto bullgare, integrimi dhe konflikti në Ukrainë

Veto bullgare, integrimi dhe konflikti në Ukrainë

Selia e Komisionit Evropian në Bruksel

Pas një jave BE duhet të përcaktojë në mbledhjen e rradhës nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të vijojnë procesin e hapjes së negociatave si vende kandidate apo gjithshka do të mbetet e ngrirë sërish.

Ka tre vite që periudha akullnajore në procesin e integrimit për dyshen e vendeve ballkanike mban emrin e Vetos bullgare për konfliktualitetin mbi historinë, simbolet dhe gjuhën ndaj Shkupit . Veto që penalizon edhe Shqipërinë ndërkohë meqë BE ka vendosur që në rrugëtimin e tyre, dy vendet kandidatë të jenë si një paketë e vetme për hapjen e nedociatave.

Jemi në fazën e fundit të presidencës franceze të BE por duket se ndryshe sa shpresëdhënëse ishin perspektivat për anulimin e vetos bullgare, gjasat janë që edhe shtysa e pritur nga Parisi të mos japë dor rezultat. Këtë gjë e pranoi dhe kryeministri Rama në një intervistë të dhënë në Politico, ndërsa komentoi se nuk pret të reja positive nga takimin i javës së ardhshme të krerëve të BE. Veçse kjo shtyrje nuk mund të çojë tjetër, por në një njëkrkesë për ndarjen e axhendave të integrimit të  Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, në mënyrë që problemtikat e njërit vend të mos shndërrohen në pengesë edhe ndaj bashkëshoqëruesit. Pavarësisht se faji për pengimin e procedurave do ti bjerë sërish palës bullgare për mbjtjen në fuqi të vetos, ndërsa nuk u shënua edhe këtë vit ndonjë progress në bisedimet mes dy vendeve për konfliktet që mbajnë pezull marrëdhëniet Sofie- Shkup, edhe vendet kryesore të BE nuk arritën të ushtrojnë fort ndikimin e tyre për të ulur ternsionet.

E gjithë ndërhyrja ndaj Bullgarisë  nuk mund të quhej e ezauruar në përpjekjet në muajin e fundit kur afatet ishin në zgrip të përfundimit. Ka një sërë arësyesh pse ndodhi kjo, por konflikti i hapur në Ukrainë nga agresioni rus, duket se troshiti të gjithë politikën e BE duke prishur çdo axhendë të përcaktuar.

Një luftë në qendër të Evropës është jo thjesht një vatër konflikti por shumë më tepër. Sidomos kur mbi një konflikt të tillë luhen raporte forcash dhe interesa me interferencë globale me pasoja afatgjatë që ende nuk mund të parashikohen në zhvillimet e mëtejshme. Vendeve të BE agresioni rus jo vetëm u mori shumë energji, por u kushton dhe fatura të kripura e me pasoja në ekonominë e vendeve të tyre. Pozicionimi i qartë me aleatin e madh të SHBA në dënimin e agresionit, përkrahjes së Ukrainës si një shtet i pavarur dhe që ka të drejtën e vet për ruajtjen e integritetit territorial të saj, u shoqërua dhe me sanksione të rënda ndaj Rusisë për aktin e saj të luftës.

Sanksione këto që gjithësesi prekin dhe kanë ndikim edhe në ekonomitë e veçanta të vendeve të BE, sidomos në energjitkë, dhe që krijojnë shtrirje të problematikave si në perfomancave ekonomike por dhe në ndikimin  në shtresat sociale, që nga punësimi, inflacioni etj. Në këtë panoramë konflikti që vijon e duket se do të zgjasë, BE ka bërë pak, apo thuajse aspak në përbushjen e angazhimeve të tjera të saj. Çështja e zgjerimit dhe hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duken aq periferike në situatën aktuale, saqë mbeten si dosjet e fundit për diskutim. Këtë mungesë prioriteti e ndjeu dhe Sofia, ndërsa trysnia mbi të ish aq e pandier saqë vetoja mbeti në fuqi më tepër si inerci e realiteteve të vjetra sesa si eventialitet i zhvillimeve të fundit. Koha është në përfundim tashmë.

Por sërish Ballkani Perëndimor nuk mbetet prioritet. Prioritet për BE tashmë është ndikimi i konfliktit të Ukrainës dhe në betejën e tregjeve ndërsa bota po ridimensionohet. Ndaj nuk është për tu habitur që pas lakmeve të para për luftën në Uktainë, në edicionet informative vijohet me mundësinë e një llufte të re tregëtare mbi tregjet midis vendeve kryesore të BE dhe Mbretërisë së Bashkuar. Kunflikti në Ukrainë pra, po jep efekte të tjera përveç frontit të luftës, çka është në përputhje me synimet ruse. Dhe ndërsa kjo ndikon në vendet e zhvilluara të BE, është e kuptueshme që rezonanca e ndërhyrjes të jetë më e madhe ne vendet e Ballkanit. Rasti më iqartë tash për tash është vetë Bullgaria, që ishte protagoniste me veton e saj dhe që indirect dëmtoi dhe interesat e Shqipërisë.

Pra, Bullgaria ndërsa disa ditë më parë u bë protaginiste pse ndaloi flututimin e ministrit të jashtëm rus Lvarov drejt Beogradit nga hapësira e saj ajrore, tashmë ndodhet në një krizë që duket se ka motivim e ndërhyrje pikërisht nga Rusia. Tërheqja nga koalicioni e Trifonov e ka bërë të brishtë maxhorancën qeverisëse dhe vendi duket se po shkon ose drejt zgjedhjeve ose drejt një koalicioni të ri ku zërat prorusë dhe partizabë të një politike ndryshe nga BE BE ndaj Moskës mund ta çojnë Bullgarinë në drejtim tjetër. Dhe e gjitha kjo edhe për fatin e marrëdhieve të Bullgarisë me Gazprom, ku qeveria aktuale kërkon ndrprerjen e marrëdhënieve dhe krijimin e një gazsjellësi alternative nga Greqia për të mos qenë më nën varësinë e Rusisë për energjinë. Zhvillimet duken të vrullshme dhe të papritura, çka mund të sjellin ndikime në marrëdhiet e varësisë që ekistojnë mes vendeve evropiane. Çështja është si duhet të komportohemi në këto rrjedha, në mënyrë që të minimizohen ato penfesa që nuk varen nga ne por që ndikojnë aq shumë në interesat e të ardhmes. Dhe nuk është fjala vetëm për çështje veto në procesin e integrimit.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur