Vetting edhe për noterët, duhet të vërtetojnë pastërtinë e figurës, jo lidhje me persona të krimit

Vetting edhe për noterët, duhet të vërtetojnë pastërtinë e figurës, jo lidhje me persona të krimit

 Përveç njerëzve të drejtësisë, prokurorë e gjyqtarë dhe Policisë së Shtetit, në kontroll të pastërtisë së figurës dhe integritetit profesional do të jenë tashmë edhe noterët. Aktualisht është në fazën e konsultimit publik projektligji për Noterinë, i cili vjen me ndryshime të reja, si një propozim i Ministrisë së Drejtësisë. Përveç ministrisë që drejtohet nga Etilda Gjonaj, propozimi për vlerësimin në shtyllat e vettingut për noterët, zëvendës noterët dhe kandidatët për t’u licencuar në këtë profesion, është rekomanduar edhe nga FATF dhe MONEYVAL.

Deri tani, kjo kategori ishte e detyruar të plotësoj vërtetimin e gjendjes gjyqësore, por me ndryshimet e reja që pritet të hyjnë në vazhdim në fuqi do të duhet të dorëzojnë edhe formularin e pastërtisë së figurës. Përmes këtij formulari, norterët zotohen se nuk kanë patur kontakte me persona të përfshirë në akte korruptive apo elementë të krimit të organizuar dhe që nuk rezultojnë në listën e financimit të terrorizimit dhe pastrimit të parave.

Ky verifikim i vettingut për noterët do të kryhet nga ana e vetë institucionit të Ministrisë së Drejtësisë, e cila po ashtu mund të kërkoj informacione shtesë në institucione të tjera publike, nëse e sheh të arsyeshme në raste të veçanta.

Ky projektligj ka për qëllim përcaktimin e rregullave dhe dispozitave për kontrollin dhe marrjen e masave të përshtatshme për të adresuar lidhjet kriminale të noterëve si dhe të garantohen masa efektive për të parandaluar depërtimin e elementëve kriminalë ose të lidhur me ta në këtë profesion. Objektiv i këtij projektligji është që të garantojë integritetin dhe besueshmërisë e noterëve, duke kontrolluar e marrë masat përkatëse në rast se ata përfshihen në kryerjen e veprimeve ose mosveprimeve që përbëjnë vepër penale.

Në këtë kuadër do të forcohen kushtet dhe kriteret profesionale për subjektet që e ofrojnë këtë shërbim publik, si dhe forcimi i mekanizmave kontrollues me qëllim shmangien e abuzimeve dhe veprimeve joligjore. Përmes ndryshimeve të reja pritet të marrin fund praktika e dhënies së licencave pa asnjë kriter nëpërmjet përfshirjes së mekanizmave filtrues efektiv për ta bërë shërbimin sa më profesional dhe për të shmangur abuzimet.

Risia e dytë e këtij projektligji është edhe kontrolli mbi përfshirjen e subjekteve në listën e personave të shpallur sipas legjislacionit në fuqi për masat kundër financimit të terrorizmit si kusht për hyrjen në profesion por edhe për ushtrimin e tij duke qenë se strukturat përgjegjëse të ministrisë së Drejtësisë do të përditësojnë dhe kontrollojnë regjistrin me “listën e personave të shpallur”, sipas legjislacionit në fuqi për masat kundër financimit të terrorizmit. Efektet e pritshme të këtyre risive lidhen me përmbushjen e rekomandimeve të FATF dhe MONEYVAL, në kuadër të luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, me qëllim nxjerrjen sa më shpejtë të vendit nga lista gri.

(Klikoni për të lexuar të plotë projektligjin per ndryshimet ne ligjin per noterine)

I.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ironia e Spahiut: Elisa Spiropali e përmendi më shumë bashkimin kombëtar sesa Albin Kurti

Ironia e Spahiut: Elisa Spiropali e përmendi më shumë bashkimin kombëtar sesa Albin Kurti