Vettingu, 15 deputetët e LSI që
bashkuan votat me PS
Ligji për Vetingun në polici sjell bashkëpunimin e parë mes PS dhe LSI në Parlament që pas prishjes së koalicionit, PD abstenim dhe votë kundra
Votimi i ligjit për Vetingun në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe SHÇBA në Ministrinë e Brendshme ka bashkuar Lëvizjen Socialiste për Integrim me Partinë Socialiste, duke prodhuar nga ana tjetër dy qëndrime të ndryshme për të njëjtën çështje në frontin opozitar. Votimi i këtij ligji, i cili pritet të prodhojë tërmet në Policinë e Shtetit, ka shënuar edhe bashkëpunimin e parë mes PS dhe LSI, në Parlament, që pas prishjes së koalicionit në maj të vitit të kaluar. Shqiptarja.com zbardh procesverbalin e votimit dhe amendamentet e LSI për ligjin, të cilat u pranuan nga PS, duke bërë që ligji të votohej me 88 vota pro. Sipas procesverbalit, pro ligjit të Vetingut në polici kanë votuar edhe vetë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe kreu i grupi parlamentar të LSI, Petrit Vasili. Pro ligjit të Vetingun kanë votuar gjithashtu deputetët e LSI, Robert Bitri, Endrit Braimllari, Silva Caka, Klajda Gjosha, Edmond Haxhinasto, Floida Kërpaçi, Nora Malaj Kejdi Mehmetaj, Edmond Panariti, Luan Rama, Sezai Rokaj, Përparim Spahiu dhe Viktor Tushaj.
Në radhët e LSI nuk morën pjesë në votim deputetët Agron Çela, Lefter Koka, Nasip Naço dhe Vangjel Tavo. Në radhët e Partisë Demokratike, asnjë deputet nuk votoi pro ligjit për Vetingun në polici. Sipas procesverbalit, 31 deputetë të Partisë Demokratike abstenuan, ndërsa deputeti Enkelejd Alibeaj ka votuar kundër. Në radhët e Partisë Socialiste, vetëm deputetja Nadire Meçorapaj ka abstenuar. Mbetet për t’u parë nëse bashkëpunimi mes PS dhe LSI do të vijojë edhe për nisma të tjera ligjore. Në Parlament mbahen pezull disa projektligje për shkak të mungesës së konsensusit politik. Nga ana tjetër, PD dhe LSI, pavarësisht deklaratave publike, nuk kanë firmosur ende një marrëveshje bashkëpunimi, duke përfshirë edhe zgjedhjet lokale. Një marrëveshje e tillë është paralajmëruar nga kryetarja e LSI që në muajin janar, por demokratët kanë sinjalizuar se ende nuk janë gati për ta firmosur.
Amendamentet e LSI
Sa i takon amendamenteve të LSI të reflektuara në ligj, disa prej tyre ndryshojnë rregullat dhe Vetingut dhe ndikojnë në fatin e mbi 12 mijë policëve. Amendamenti më i rëndësishëm ka të bëjë me procedurën e kontrollit të pasurisë, ku LSI ka vendosur një kufi për pasurinë e pajustifikuar, brenda të cilit punonjësi i policisë i shpëton shkarkimit. Propozimi parashikon që punonjësi i policisë shkarkohet nga detyra kur ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar pasurinë dhe kur rezulton se ka deklaruar më shumë se dyfishi i pasurisë së ligjshme gjatë vlerësimit të pasurisë, përfshirë edhe personat e lidhur me të.
Përfshirja e publikut
Një tjetër amendament i LSI parashikon pjesëmarrjen e publikut në procesin e Vetingut të mbi 12 mijë punonjësve të policisë. “Publiku ka të drejtë të vërë në dispozicion informacione të cilat denoncojnë sjellje jo profesionale dhe jo etike të punonjësit, gjatë apo jashtë ushtrimit të detyrës prej tij. Të gjitha denoncimet apo raportimet e publikut, shqyrtohen nga trupa e vlerësimit dhe përfshihen prej saj në raportin përfundimtar të arsyetuar, të vlerësimit të aftësive profesionale”, parashikon amendamenti që ndryshon nenin 45 të ligjit.
Deputetët e LSI që votuan pro
Robert Bitri
Endrit Braimllari
Silva Caka
Klajda Gjosha
Edmond Haxhinasto
Floida Kërpaçi
Monika Kryemadhi
Nora Malaj
Kejdi Mehmetaj
Edmond Panariti
Luan Rama
Sezai Rokaj
Përparim Spahiu
Viktor Tushaj
Petrit Vasili
d.gj/ Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
48.1%
-
Jo
44.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 54
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Data për zgjedhjet 2025/ Presidenti Begaj fton në presidencë përfaqësuesit e PS, PD e kreun e KQZ! Demokratët kanë refuzuar ftesën
25 Nëntor, 08:20
-
Lituani, avioni i mallrave DHL përplaset me ndërtesën 2 katëshe në Vilnius e shpërthen në flakë! 1 i vdekur, 2 plagosen, piloti nxirret i gjallë
25 Nëntor, 08:16
-
Lufta/ Borrell: BE gati të sigurojë 200 milionë euro për ushtrinë libaneze
25 Nëntor, 08:12
-
Lufta/ Nënpresidenti i Këshillit të Sigurimit rus: Evropa rrezikon dëme katastrofike nëse vazhdon të mbështes Ukrainën
25 Nëntor, 07:59
-
Afera 'Partizani’/ Sot seanca paraprake në GJKKO për ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin dhe 3 të tjerët! Vendoset nëse dosja kalon për gjykim
25 Nëntor, 07:48
-
Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike
25 Nëntor, 07:37
-
Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot
25 Nëntor, 07:14
-
Ditë ideale për njohje dhe bashkëpunime të reja, çfarë kanë rezervuar yjet për sot
25 Nëntor, 07:06
-
Mero Baze: ‘Antimitingu’ dhe ‘rrahja’, identiteti primitiv i Sali Berishës
25 Nëntor, 07:03
-
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës
24 Nëntor, 22:57
-
Botërori 2026/ Nga shorti i grupeve, kualifikueset dhe si do të funksionojë faza play-off! Kombëtarja në vazon e tretë
24 Nëntor, 22:56
-
Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)
24 Nëntor, 22:42