Genta Bungo  do të jetë në krye të Komisionit të Kualifikimit pjesë e procesit të Vettingut.

Përzgjedhja e kryetares është bërë këtë të enjte nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Mandati i kryetarit do të jetë 3-vjeçar.

Në këtë post kandidonin Alma Vokopola, Olsi Komici dhe Genta Bungo.

Procesi i skanimit të pastërtisë së figurës dhe pasurisë për gjyqtarët dhe prokurorët, pritet të nisë në muajin shtator.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, thuhet në njoftimin për shtyp  mbeshtetur ne ligjin nr.84/2016, “Per rivleresimin kalimtar te gjyqetareve dhe prokuroreve ne Republiken e Shqiperise”, ka organizuar këtë të enjte më date 20.7.2017 votimin per kryetarin e Komisionit, ne perputhje me Nenin 12 te Ligjit nr. 84/2016.

Procesi eshte monitoruar nga vezhguesit nderkombetar te ONM.

Ne procesin e zgjedhjes se kryetarit kane marre pjese 12 anetare te KPK-s te cilet kane votuar per 4 kandidaturat e paraqitura.

Dhe në perfundim te ketij procesi i cili u bazua ne konkurencen mes kater kandidateve, eshte zgjedhur me shumice votash ne raundin e pare te votimit Znj.Genta Tafa (Bungo). 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com