Vettingu, KPK: 334 ankesa nga
qytetarët për vendime gjyqësore
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, një prej institucioneve të ngritura në kuadër të reformës në drejtësi, që për kompetencë ka rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, thotë se ka marrë deri më tani 364 ankesa për vendime të ndryshme në procese gjyqësore.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, një prej institucioneve të ngritura në kuadër të reformës në drejtësi, që për kompetencë ka rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, thotë se ka marrë deri më tani 364 ankesa për vendime të ndryshme në procese gjyqësore.
Në një njoftim të publikuar në faqen e internetit thuhet se ankesat janë dorëzuar nga qytetarët, por KPK sqaron se nuk ka si mision rishikimin e këtyre vendimeve gjyqësore. “
Misioni ynë nuk është rishikimi i vendimeve gjyqësore, po mbledhja e të dhënave dhe fakteve konkrete lidhur me veprime korruptive”, thotë KPK.
“Në kuadër të transparencës dhe bashkëpunimit me publikun, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duke marrë shkas nga numri i lartë i ankesave të qytetarëve, dëshiron të informojë edhe një herë publikun se misioni i KPK-së nuk është të rishikojë vendimet e gjykatave, por të mbledhë të dhëna, prova dhe fakte konkrete lidhur me veprime korruptive apo shkelje ligjore të subjekteve të rivlerësimit.
Në vitin 2017, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit janë depozituar 334 ankesa, ndërsa gjatë ditëve të para të vitit 2018 ka pasur 30 ankesa nga qytetarët.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstaton se nuk janë depozituar nga qytetarët prova dhe fakte konkrete lidhur me subjektet që do të rivlerësohen në bazë të tri kritereve të parashikuara në ligjin nr.84/2016, por bëhet fjalë për ankesa ndaj vendimeve të cilësuara prej tyre si të padrejta nga ana e sistemit të drejtësisë.
Qytetarët kanë paraqitur të njëjtat argumente me të cilat janë mbrojtur edhe në gjykatë, ose kanë dorëzuar thjesht vendimet e gjykatave. Për të denoncuar subjektet e rivlerësimit (gjyqtarët dhe prokurorët), Komisioni ka vënë në dispozicion formularin e posaçëm të denoncimit, që gjendet online në faqen zyrtare kpk.al. Ky formular mund të plotësohet me ndihmën e një punonjësi të KPK-së, në mjediset e këtij institucioni, në adresën: Rruga e Kavajës, ish-godina e “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve”.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit inkurajon qytetarët që çdo informacion të vlefshëm që mund të kenë (fotografi, dokumente e të dhëna të tjera), ta ndajnë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe të kontribuojnë në këtë proces jetik për vendin”, thuhet në një njoftim zyrtar të KPK-së.
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.7%
-
Jo
51.3%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 12309
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Alban Daci: Listat e hapura ose të mbyllura dhe partitë e reja!
12 Janar, 12:27
-
'Babale 2' Rama paralajmeroi padi për kallëzim të rremë! Reagon Bardhi, sulmon SPAK: 7 pyetjet pa përgjigje
12 Janar, 12:21
-
Lojëra fati dhe baste sportive të paligjshme, 2 të arrestuar në Fier
12 Janar, 12:18
-
VIDEOLAJM/ Shpërthim në një pikë karburanti në Jemen, 10 të vdekur, 65 të plagosur
12 Janar, 12:11
-
Asnjë provë për përfshirjen e Olsit në dosjen 'Xibraka'! Rama paralajmeron padi edhe për Bardhin për kallëzim të rremë: Një “Babale 2”
12 Janar, 12:05
-
Vendosi eksploziv në një hotel në Theth, 39-vjeçari: Urdhrin e mora nga burgu
12 Janar, 11:50
-
Rama: TikTok do ia mbyll derën qeveria, por këtij llumi duhet tia mbyllë dyert populli në zgjedhjet e pranverës
12 Janar, 11:33
-
Mesazhi i Ramës: Prej 2013, as leku as krimi nuk kanë vendosur asgjë në Shqipërinë e qeverisur nga PS, vendos vota
12 Janar, 11:30
-
‘Kam vrarë Tonin, dua të paguaj’, kush është shqiptari që qëlloi bashkatdhetarin e tij në Itali (EMRI)
12 Janar, 11:28
-
VIDEOLAJM/ Orikum, peshkaqeni ‘dhelpër’ 3.5 m i gjatë del në breg të detit! Habiten banorët
12 Janar, 11:09
-
Rama mesazh publik: Berisha, katrani i madh prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër meje! Im vlla u përdor si mish për top për të më goditur (FJALIMI I PLOTE)
12 Janar, 11:04
-
Moti i Keq/ Bypass- Qafë Murrizi, Fushë Arrëz - Iballë e pakalueshme, Qafë Thanë - Librazh i vështirë për kamionët! Policia apelon për kujdes
12 Janar, 10:48