Vettingu/ Kandidatja për KLP, Antoneta Sevdari drejt rikonfirmimit në detyrë
Kandidatja për në KLP, Antoneta Sevdari rezulton me deklarim të rregullt pasurie, s'ka kontakte me botën e krimit si dhe është e aftë profesionalisht. Vendimi i KPK jepet nesër në orën 09:30, ku prokurorja pritet të rikonfirmohet në detyrë.
Prokurorja e Tiranës, Antoneta Sevdari përpara KPK
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur procesin e rivlerësimit për prokuroren e Tiranës, Antoneta Sevdari. Prokurorja ishte vetë e pranishme përpara trupës së përbërë nga Firdes Shuli, Valbona Sanxhaktari dhe Roland Ilia.
Sevdari do t'i nënshtrohet Vettingut për tre kriteret e parashikuara në ligj atë për pasurinë, pastërtitë e figurës dhe aftësitë profesionale. Nga raporti i KPK, prokurorja ka rezultuar me deklarim të rregullt pasurie, nuk ka kontakte me botën e krimit si dhe është e aftë profesionalisht. Antoneta Sevdari, kandidate për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, pritet të rikonfirmohet në detyrë.
Sipas KPK, prokurorja ka bërë deklarim të saktë dhe nuk konstatohet fshehje pasurie. Prokurorja disponon pasuri tokë arë me sipërfaqe 350 m2 në pronë të familjes, blerë në vitin 2001. Në këtë truall prokurorja ka një shtëpi banimi, ndërtuar pa leje dhe legalizuar në vitin 2013. Gjithashtu, prokurorja ka edhe një apartament me sipërfaqe 101 m2, blerë në vitin 2011 në vlerën e 97 500 euro. Burimi nga paga dhe të ardhura nga bashkëshorti i cili punon si inxhinier gjeoteknik.
Nga verifikimi ka rezultuar se bashkëshorti ka këto të ardhura. Prokurorja Sevdari s'ka gënjyer për këto prona dhe për llogarit bankare. Nga të gjitha verifikimet na rezultoi se s'kishte pasuri te fshehura.
Thuhet në raportin e KPK
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar se sa i takon figurës, prokurorja rezulton e pastër, nisur nga raporti i sjellë nga DSIK.
Për prokuroren s'ka të dhëna për parregullsi dhe kontakte me krimin.
Thekson KPK
Lidhur me aftësitë profesionale ka raport nga Prokuroria e Përgjithshme që vlerëson pozivisht prokuroren. Për prokuroren sevdari s'ka asnjë ankesë apo masë disiplinore marrë gjatë periudhës së vlerësimit.
Megjithatë, ndaj prokurores ka 10 denoncime nga qytetarët për vendimet e marra për saj. KPK pritet të vendosë nesër në orën 09:30 për prokuroren Antoneta Sevdari, ku sipas të gjitha pritshmërive do ta kalojë me sukses Vettingun dhe do rikonfirmohet në detyrë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67.9%
-
Jo
25.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 708
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KPK e kishte shkarkuar Violeta Shkurtën më 2022, KPA rikthen në detyrë prokuroren e Fierit
17 Mars, 11:58
-
Ishte në 'listën e zezë' të Laert Haxhiut për t'u eliminuar, KPA rrëzon KPK dhe kthen në detyrë prokuroren Merita Selimi
12 Mars, 21:04
-
Vettingu i KPA-së lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares së TikTok-ut në Elbasan! Enkeleda Kapedanit iu gjetën probleme me pasurinë
12 Mars, 19:06
-
Vettingu i KPK e kishte shkarkuar tre vite më parë, KPA rikthen në detyrë Bevis Shehaj, gjyqtarin e Administratives Vlorë!
3 Shkurt, 18:08
-
U largua gjatë Vettingut, KPA i jep të drejtë shkallës së parë dhe rrëzon Komisionerin Publik për ish-inspektoren e KLD: Sofia Zhilla ishte dorëhequr! (VENDIMI)
12 Dhjetor 2024, 16:37
-
KPA rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës, Genci Qana ishte shkarkuar tre vite më parë nga KPK, ONM e kritikoi si 'vendim të paarsyeshëm'
1 Tetor 2024, 18:06
-
Pas vendimit të KPA, Prokurorja Antoneta Sevdari kthehet në detyrë! Shteti duhet t’i kthejë pagat që prej përjashtimit në shkurt 2019
13 Maj 2024, 12:54
-
Ndodh për herë të parë/ E shkarkoi në 2019, KPA rishikon vendimin! Rikthen në detyrë Antoneta Sevdarin! Prokurorja: Mora drejtësinë që meritoja
10 Maj 2024, 13:26
-
'Strasburgu' i dha të drejtë, Antoneta Sevdari jo më e shkarkuar, KPA prish për herë të parë vendimin e vetingut! Dosja do të rishqyrtohet më 17 prill
11 Mars 2024, 10:41
-
Raporti për lirinë/ Freedom House: Qasja e shqiptarëve në drejtësi po përmirësohet! Shqipëria dhe Kosova vende ‘pjesërisht të lira’ pavarësisht përparimeve
29 Shkurt 2024, 07:43
-
Pas vendimit të Strasburgut, Antoneta Sevdari rikthehet për gjykim në Kolegjin e Apelimit
19 Shkurt 2024, 17:15
-
U shpall fajtor për fshehje pasurie, Ish anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari dënohet me 1 vit burg! Dënimi i konvertohet në 2 vite shërbim prove
24 Janar 2024, 13:18