Vettingu, largohen 18 efektivë të Gardës së Republikës, i shpëtojnë verifikimit

Vettingu, largohen 18 efektivë të Gardës së Republikës, i shpëtojnë verifikimit

Garda e Republikës

TIRANE-Report Tv zbulon se 18 efektivë të Gardës së Republikës kanë dhënë dorëheqjen duke mos plotësuar formularin e Vettingut. 1300 efektivë të gardës deri në datë 7 maj duhet të dorëzojnë formularët, por 18 prej tyre kanë vendosur që të largohen nga sistemi, sipas gazetarit Arsen Rusta.

Një ditë më parë u raportua se 500 efektivë policie janë larguar. Mes të dorëhequrve ka edhe drejtues aktual të Policisë së Shtetit. Pas pak ditësh, në mbyllje të procesit të dorëzimit të formularëve do të zyrtarizohen edhe statistikat e sakta për numrin e personave që janë larguar.

Pas dorëzimit të formularëve, rezultatet e verifikimit mund ta dalin në muaj e verës. Kështu përveç gjyqtarëve dhe prokurorëve nga sistemi janë larguar edhe shumë efektivë policie dhe gardistëve, pasi nuk duan që t’i nënshtrohen vettingut.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë