Vettingu në polici, drejt konfirmimit drejtori i monitorimit në SHÇBA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë, Gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Shkodrës, Astrit Kalaja. Në seancën dëgjimore, KPK i vuri në dukje disa mungesa burimesh lidhur pasurinë e tij, por gjyqtari Kala i mohoi ato. Pas mbarimit të studimeve Kalaja u emërua si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe që nga viti 2004 ushtron detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Shkodër. Ndërkohë ditën e sotme para Vettingut doli edhe Florian Sulejmani, Drejtor i Verifikimit të Pastërtisë së Figurës dhe Monitorimit të Brendshëm, pranë SHÇBA. Për të, trupa gjykuese e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit tha se ka kryer deklarim të saktë dhe nuk e ka fshehur pasurinë.

Si pasuri, Sulejmani kishte deklaruar një apartament në Golem të Kavajës blerë në vlerën e 31 mijë e 955 euro, me burim të ardhurash kursime dhe nga shitja e një sipërfaqe toke në Kamëz; një automjet blerë në vlerën e 950 mijë lekëve, si dhe një apartament banimi në rrugën “Don Bosko”, Tiranë e krijuar përpara fillimit të marëdhënies së punës. Ky apartament, tha Komisioni nuk është hipotekuar ended he rezulton të jetë në emër të babait të tij të ndjerë. Po ashtu, Komisioni tha se nuk ka të dhëna që Sulejmani të ketë kontakte me persona të inkriminuar, Ndërsa vetë Drejtor i Verifikimit të Pastërtisë së Figurës dhe Monitorimit të Brendshëm, pranë SHÇBA kërkoi konfirmimin në detyrë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Do të zbatojmë politikën më të ashpër antiamerikane’, Kim Jong Un: Kundërveprimi do të nisë në mënyrë agresive

‘Do të zbatojmë politikën më të ashpër antiamerikane’, Kim Jong Un: Kundërveprimi do të nisë në mënyrë agresive