Numri në total prej 26 aplikimeve në garën për kreun e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore është reduktuar në vetëm 5, të cilët janë tashmë në një filtër më të detajuar për të përzgjedhur vetëm njërin.
Report Tv mëson se në pesëshen e përzgjedhur nga ministri i Brendshëm Taulant Balla janë: Indrit Hitaj, Florian Sulejmani, Ramadan Çaço, Xhavit Shala dhe Gentjan Shehaj.
Ata janë përzgjedhur përmes një gare për plotësimin e kritereve që AMP përcaktoi që në krye të herës, të cilat përfshijnë aftësitë profesionale në një karrierë jo më pak se 10 vite në një strukturë sigurie apo në sistemin e drejtësië dhe sigurisht me integritet figure e morali.
Emri më favorit që përflitet se do të marrë besimin për t’iu propozuar kryeministrit Rama nga ministri Balla është ai i Florian Sulejmanit, por nuk përjashtohen surprizat.
Ai prej pak muajsh është larguar nga detyra që mbante në AMP nga ish-drejtuesi Ardi Veliu. Ndërkohë, emrat e tjerë në garë kanë po ashtu të shkuar të gjatë në SHÇBA (ish-AMP) apo në Policinë e Shtetit.
Mes tyre është edhe Xhavit Shala, ish-drejtues i lartë policie, aktualisht drejtor i Qendrës së Kërkimeve Shkencore në Akademinë e Sigurisë. Burime nga ministria e Brendshme bëjnë me dije se është çështje orësh që të Balla të përzgjedh njërin prej emrave për propozim, i cili duhet të marrë miratimin e kreut të ekzekutivit. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, përveç kontrollit të bluve kur kalojnë kompetencat që u jep detyra, prej disa muajsh po kryen hetim në kuadër të vetting-ut për 72 drejtuesit e parë, për të cilat akoma nuk ka vendime.
Ardi Veliu dha dorëheqjen më 23 tetor 2023, ndërsa ministri i Brendshëm Taulant Balla u shpreh dje se brenda javës do të çonte emrin e ri tek kryeministri. Ardi Veliu u emërua në krye të AMP-së në shtator të vitit 2022, pas lirimit nga detyra si zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Veliu më herët ka qenë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2085
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reagon AMP: Punonjësi i policisë ka deklaruar me shkrim se nuk është shantazhuar! Reagon dhe ministri Hoxha
18 Janar, 14:43
-
Gramsh/ I vodhi sendet personale një të arrestuari, AMP pezullon Nënkomisarin e Policisë! Gjykata i ndalon daljen jashtë vendit
17 Janar, 17:52
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Sarandë/ U përfshinë në përleshjen e armatosur të fshatit Gjashtë, IMT shemb lokalin ‘Unico Lounge’ në Ksamil, administrohej nga vëllezërit Sulejmani (VIDEO)
14 Janar, 15:25
-
AMP aksion blic në terren, inspekton lokalet e natës për drogë, lojra fati e muzikë jashtë orarit
12 Janar, 13:13
-
Sarandë/ Sherr masiv mes 12 personave në fshatin Gjashtë! Të përfshirë dhe 4 policë, 3 prej tyre vëllezër! Efektivët ishin jashtë shërbimit (EMRAT+FOTO)
2 Janar, 09:14
-
Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, AMP arreston në flagrancë efektivin e komisariatit në Cërrik
31 Dhjetor 2024, 09:41
-
Shkodër/ Nuk asgjësuan 1000 rrënjë hashashi në Shalë, pezullohen nga detyra 6 efektivë, njëri prej tyre ish shefi policie në Theth, sot pjesë e RENEA-s (EMRAT)
27 Nëntor 2024, 19:25
-
Vlorë/ Efektivi i policisë jashtë shërbimit aksidenton me ‘Benz’ këmbësorin e moshuar! 79-vjeçari nën kujdesin e mjekëve, edhe AMP nis hetimet
19 Nëntor 2024, 18:27
-
Trafik emigrantësh dhe mallra kontrabandë, në pranga shefi i krimeve në Gjirokastër e 4 të tjerë! VIDEO kur efektivi arratiset me vrap (EMRAT)
18 Nëntor 2024, 20:31
-
Korçë/ Shkaktoi aksident në gjendje të dehur dhe me shpejtësi të lartë, AMP arreston efektiven e policisë
13 Nëntor 2024, 11:30
-
Zyrtari i lartë i Policisë favorizonte subjekte private për evazion fiskal, si u zbulua skema
12 Nëntor 2024, 14:14
Amon a ka naj rob tmë thot çar kërkimesh shkencore bohen në shkollën e policisë??Kurjoz jam me dit çar studimi shkencor ka bo ky Xhavit Shala
Përgjigju