Vettingu në polici, KJV shkarkon Arben Frashërin. Gazetari Dervishi: është një hero!

Vettingu në polici, KJV shkarkon Arben Frashërin. Gazetari Dervishi: është një hero!

Arben Frashëri në komisionin e vettingut

TIRANË- Drejtori i ShÇBA-së rajonale Fier-Berat, Arben Frashëri është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit mëngjesin e sotëm (2 tetor).

Ai është vlerësuar për pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Vendimi që solli shkarkimin e Frashërit, u bazua në problemet e hasura në deklaratën e pasurisë. Ai nuk ka justifikuar një apartament 56 metër katror ku banon me familjen!

Gazetari Ferdinand Dervishi flet për karrierën e Frashërit në policisë e Shtetit, ndërsa e përshkruan atë si një hero, që nuk është korruptuar. Arben Frashëri ka luftuar bandat më të rrezikshme në vitet e vështira në vendit si dhe ka hetuar dosje të bujshme. “Arben Frashëri ka qenë një punonjës policie që ka punuar herët. Për shkak të probleme të politikës detyrohet të ikë në emigracion dhe rikthehet në '97 në polici. Kërkesa ishte të vendosje rendi dhe për fat të mirë bëhet një celulë. Ishte i vetmi në Berat që i njihte gjërat. Në Berat bandat vazhdonin grabitjen. Policia e Beratit filloi të vriste, në qendër të celulash ishte dhe Arben Frashërit. Ka merita të padiskutueshme. Me shpërndarjen e kësaj celule, Beni ra në pozita shumë të vështira sërish. Pjesa e dytë e këtij njeriu ëhstë që në viti '99 ku Tropoja kishte të njëjtat halle, emërohet Gani Malushi shef komisariati dhe Arbeni numër dy që rrinte pas tij. Në këtë periudhhë për herë të parë ra shteti në Tropojë, qytetarë dolën.

Arben Frashëri përpara se të kapej Jaho Salihi ka ardhur në Tiranë me një investigim dhe kishte gjetur për Jaho Salihin një provë jo për Azem Hajdarin, por për një tjetër, por kemi një mundësi ta arrestojmë dhe ia hedhin surratit në Tiranë. Arbeni vjen te Krimet e Rënda në 2004 dhe merret me bandën e Aldo Bares. Në këtë kohë fillon bashkëpunimin me Anton Martinin dhe bëjnë një person të bandës së penduar. Dhe sot kjo bandë është brenda.e njëjta gjë ndodh edhe me bandën e Durrësit më vonë. Kemi kontrabandën e cigareve, e ka bërë Arben Frashëri. Kemi hetimin e bandës së Cërrikut.

Kemi Gërdecin dhe ka siguruar prova përvëluese sa u detyrua pushteti i asaj kohe të bënte një lëvizje të bukur ta ngrinte në detyrë dhe heq nga hetimi. E cojnë në Durrës. Kemi edhe 21 Janarin që e shkatërroi politika. Arben Frashëri  vjen në SHKB në 2013 dhe fillon të hetojë veprimet e policisë dhe del në përfundimin që policia me moszbatimin e urdhrave kishte ardhur dëmtimi i provave. Arben Frashëri e mbyll këtë dhe e dërgon në prokurori dhe jo vetëm që nuk u morr vesh çfarë u bë deri këtu arrin abuzimi me detyrën. Ky është heroi i policisë shqiptare që nuk ka ditur të korruptohet ndonjëherë”, deklaroi gazetari.

E.M./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alfonsi: 02/10/2020 15:56

    pse keto te sherbimeve te specializuara te kontrolleve te perbrendeshme te policave we spo e kalojne dot si mund tj kontrollijne policet keta lind pyetja dmth .......Alfonsi jam spiuni me nom..... suflloqexhi merrem me spiunlliqe dhe synetlliqe

    Përgjigju
  • LORA: 02/10/2020 15:27

    Lajm i mire,qe verteton dobine e Vetting-ut ne strukturat e policise.

    Përgjigju
  • Eee: 02/10/2020 13:17

    A mban kush pergjegjesi qe te gjithe keto te shcba po shkarkohen. A mban kush pergjegjesi per emerimet e tyre???? Pastaj supozohet qe ketk shcba te verifikojne rolin baze kur keto vete nuk kalojne dot

    Përgjigju
  • Hoho: 02/10/2020 12:54

    Po Nexhit kur do i vije rradha?

    Përgjigju
  • Jack Daniels: 02/10/2020 12:13

    Nje plehre me pak!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE