Vettingu në polici/ Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj përballet me gjetjet e KJV-së, nga njohja me Arben Frrokun tek denoncimet

Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj doli sot para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, ku iu nënshtrua procesit të vettingut, në të trija kriteret, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe anës profesionale. Në këtë seancë dëgjimore, Vocaj u përballë me gjetjet e komisionit, lidhur me një sipërfaqe toke në Lezhë, një foto e bërë publike në media ku drejtori Vocaj shfaqej nën shoqërinë e Arben Frrokut, ky i fundit i dënuar përjetë për vrasjen e ish komisar Dritan Lamajt, si dhe me dy kallëzime penale kur ai ishte në krye të policisë në Tiranë e Durrës.

Tonin Vocaj kishte deklaruar si pasuri të tij, një apartament në Tiranë, i blerë 20 vite më parë nëpërmjet marrjes së një kredie si i pastrehë, si dhe një tjetër apartament i blerë në Golem në vlerën 15 mijë euro, 5 mijë prej të cilave Vocaj i kishte marrë hua tek dy të afërm të tij. Lidhur me këtë pasuri, drejtori i Policisë Kriminale shpjegoi se për të shlyer këtë hua, e cila ishte marrë me 0 interes, tre muaj më pas mori një kredi në vlerën e 6 mijë eurosh. Po ashtu, në deklaratën e pasurisë, Vocaj kishte deklaruar edhe një sipërfaqe prej 11 mijë metra katrorë tokë bujqësore në Lezhë në emër të nënës së tij.

Drejtuesi i lartë i policisë, i tha komisionit se 1 mijë metra katror është e tij, e ndërsa pjesa tjetër, pas vdekjes së nënës, do të ndahet mes tij e të vëllait. Për këtë gjë, tha Vocaj, kam paraqitur si provë edhe përgjigjet zyrtare të marra nga Kadastra e Lezhës, për shkak se toka është e papjestuar. Sipas komisionit, Vocaj ka patur në pronësi së bashku me bashkëshorten 4 automjete të tipeve të ndryshme, dy prej të cilave i kishte shitur, e që për komisionit, blerja e tyre ishte me burime të ligjshme.

Ndërkohë, lidhur me pastërtinë e figurës, komisioni tha se nga informacionet e institucioneve përkatëse rezulton se ka certifikatë sigurie, nuk ka patur hetime administrative nga avokati i popullit apo ankesa të bëra në Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit, nuk ka qenë anëtar apo bashkëpunëtor nga sigurimi i shtetit, i hetuar apo i përfshirë në spiunazh dhe akte terroriste.
Për të, Komisioni evidentoi dy kallëzime penale, njëra e bërë në vitin 2009 kur Vocaj mbante detyrën e drejtorit në Policinë e Tiranës, e një tjetër në vitin 2004, kur ishte në postin e drejtorit në Policinë e Durrësit, Për të dyja rastet, tha Komisioni, nga prokuroritë përkatëse nuk ka filluar procedim penal, për shkak se sipas organit të akuzës, nuk ka pasur kryerje të veprave penale.

E ndërsa në lidhje me foton e publikuar në media, ku Vocaj ndodhet në të njëjtën tavolinë me Arben Frrokun, drejtori i Policisë Kriminale sqaroi se me Frrokun ishin njohur në vitin 2006 në shkollë, e ndërsa foton ai e ka bërë vetë publike në Facebook, foto kjo e realizuar në vitin 2011, në një kohë që vrasja e ish komisarit Lamaj është bërë në 2013. Vocaj shpjegoi se nuk ka pasur djeni se mes Frrokut dhe Lamajt ka pasur ndonjë konflikt, e se për vrasjen e ish komisarit, vetë Vocaj është marrë personalisht me dokumentimin dhe arrestimin e autorit të vrasjes.

Si në rastin e vettingut në Drejtësi edhe në vlerësimin e policisë të gjithë ata që do të kalojnë në sitë do të njihen me gjetje e hetimit administrativ për sa i përket pastërtisë së figurës, pasurisë dhe aftësive profesionale. Ndryshe nga vettingu në drejtësi, në vlerësimin kalimtar të policisë nuk ka komision të posaçëm apelimi. Vendimet e KJV-së mund të ankimohen drejtpërdrejt në gjykatën administrative kompetente.

Seancat e Vettingut në polici nisën zyrtarisht në 5 nëntor, ku i pari që doli para komisionit ishte Oltion Shehu, shef i ankesave në Tiranë, i cili u përjashtua nga policia. Sipasi hetimit të kryer nga ana e komisionit të jashtëm të vlerësimit, Shehu, nuk arriti dot që të justifikonte një shumë parash prej rreth 1.4 milionë lekë. Ndërsa i dyti Adriatik Ago, zëvendës drejtor i SHÇBA-së, u konfirmua në detyrë.

Ndërkohë Ernest Dimashi me funksion drejtor i teknologjisë së informacionit në policinë e shtetit u largua nga detyra me dorëheqje pak javë para se të niste vetingu. Ndërkaq, në listën e parë të publikuar nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, kanë mbetur edhe 43 emra, mes të cilëve edhe numri një i policisë së shtetit Ardi Veliu. Ky i fundit, pritet të përballet me vettingun në polici, në ditët në vijim, pasi të ketë përfunduar puna me shqyrtimin e të gjitha dosjeve.


Foto e publikuar me heret nga Tonin Vocaj

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rrushi: 12/12/2019 08:03

    shiko si i valvitet dhjami pasqafe, mase budingu!-si mund ti percaktojme keto forma aforme mentalisht?-kjo eshte pyetja per te kuptuar, tpakten brezat e ardhshem, cjane sfungjeret ne biologji!

    Përgjigju
  • Pavel: 11/12/2019 20:16

    Sa bute e qete e paska kalu vetingun. Me dy shpi, toke are, 4 makina, llogari bankare. Porse asnje shkelje. Me Freokun asnje lidhje porse se kush ndikoi qe te ndjerin polic ta transferonin ne detyre me te ulet, e ta vrisnin si qen te dera e shpise, mbase i ashtuquajturi super polic mund ta sqaroje. Nga keto police qe kane mbaruar shkollen e mpb te komunizmit, duhet te qerohen te gjithe. Me te korruptuar se kto ska.

    Përgjigju
  • Tironci: 11/12/2019 20:13

    Ore si nuk pashe ndonje gjykates apo prokuror,dhe tani krye polic qe nuk kane deklaruar maqina 20 mij erosh, po gjith deklarojne maqina 2500 deri 3000 euro,por gjith keto levizin me maqina nder me luksozet me parate e dhene nga babai, motra vellau,

    Përgjigju
  • Torino: 11/12/2019 14:19

    2 vite moratorium-pershtatje me legjislacionin evropian dhe do shihni ndryshimin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë