Vettingu politikanëve, deputetja e PD-së në ‘Pa Protokoll’: Rama frikësohet nga propozimet tona! S'bëhet fjalë për pengmarrje politike të Bashës! Shabani: Konsum politik

TIRANË- Demokratët vijojnë të këmbëngulin se vettingu i politikanëve është i domosdoshëm dhe i drejtë. Këtë e konfirmoi edhe deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi e ftuar në Report Tv, në emisionin ‘Pa Protokoll’, të gazetares Anduela Ndreu.

Sipas Çupit, nëse vettingu i politikanëve nuk votohet në Kuvend tregon frikën që ka kryeministri Edi Rama dhe socialistët e tjerë. Lidhur me kërkesën e maxhorancën për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut, opozita nuk e shikon emergjente. Çupi shprehet se emergjente është vettingu politikanvë, pasi në parlament duhet të ulen deputetë me integritet.

“Janë tre propozime serioze që iu vijnë në ndihmë të opinionit të mbarë shqiptarëve. Ne kemi bërë tre propozime, për t’iu thënë shqiptarëve që pas 30 vitesh tranzicion meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, ata meritojnë t’i drejtojnë politikanë të ndershëm dhe ata meritojnë, sa i përket reformës territoriale, për t’iu shërbyer sa më pranë. (...) Propozimet tona të parin që mund të vënë në vështirësi janë kryeministrin dhe gjithë pushtetin ekzekutiv, ashtu edhe përfaqësuesit e kryeministrit në pushtetin legjislativ. Ata duhet të jenë edhe më të frikësuar nga propozimet tona. Rama për të devijuar nga propozimet përdor batutat. Afati KPK mbaron në 2022 dhe ka kohë për të detajuar dhe diskutuar rreth propozimeve të PS, nuk është emergjente. Ajo që sot është emergjente për shqiptarët edhe që parlamenti në një kohë sa më të afërt të ketë individë me integritet” u shpreh Çupi.

Për pedagogun Endri Shabani, vettingu i politikanëve është thjesht për konsum politik dhe publik. Sipas tij, vettingu nuk do të mund të zgjidhë dot paratë e grupeve kriminale, të cilat përdoren për të financuar fushatat zgjedhore deputetëve.

“Pse përfundojmë me kriminelë në parlament, sepse mekanizmi i kontrollit të popullit është i deformuar. Ne kemi një sitëm zgjedhor që i krijon mundësinë atij baronit të drogës që të kontrollojë kush futet në parlament. Duke pasur një sitëm zgjedhor që i dobëson grupet kriminale, ne kemi zgjidhet edhe problemi i vettingut, sepse vettingun e bën populli sepse populli nuk voton për një krime Në këtë sistem zgjedhor që kemi, ku zonat zgjedhore janë ndarë sipas nevojave të Ramës, pasi as opozita nuk ishte në parlament kur reforma u bë, grupet kriminale kontrollojnë zonën. Duke ndryshuar sistemin zgjedhor ti ke bërë edhe vettingun. PD ka sjell në Shqipëri një iniciativë pozitive siç ka qenë ligjin për dekriminzalizmin. A ka zgjedhur problem? Unë them që jo, sepse nuk ka ardhur babai ka ardhur çuni, burri ose e shoqja. Në fund të ditës familjet kriminale janë prapë të përfaqësuara në parlament. Vettingu i politikanëve nuk do zgjidhë paratë e grupeve kriminale që paguajnë fushatat zgjedhore. Unë them është më shumë për konsum politik e publik”, tha Shabani.

Ndërkohë, për juristin Ledio Braho, vettingu i politikanëve është i nevojshëm, pasi nëse miratohet në Kuvend do largojë politikanët e lidhur me krimin.

Të treja propozimet, vettingun e politikës e lidh me reformën zgjedhore, janë dy elementë që nëse miratohen mund të sjellin fundin e tranzicionit politik në Shqipëri. Vettingu politik do i përjashtojë të gjithë ata që janë të lidhur me krimin dhe ndihmon në zgjedhjet e lira dhe demokratike. Rezultati i këtij procesi do jetë në të mirë të Shqipërisë. Formulimet janë pothuajse të njëjta me vettingun gjyqësor, që faktori ndërkombëtar është shumë optimist”, tha Braho.

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend, tre amendamentet që synojnë ndryshimet në kushtetutë që përfshijnë një reformë të re zgjedhore dhe territoriale, si edhe vettingun e politikanëve. PD e nis fillimisht me propozimin për ndryshim të pikës 3 të nenit 45 që në thelb e vë theksin te vettingu i politikanëve.

PD propozon që të përjashtohen nga e drejta e për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim, me vendim përfundimtar të formës së prerë, për kryerjen e një krimi, ose shtetasit që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, ose pasuri të pajustifikuar ligjërisht, sipas rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:56
Akuzat e Berishës se Basha është marrë peng nga Rama, Çupi në Report Tv: Nuk bëhet fjalë, 3 propozimet për ndryshimin e kushtetutës i kemi artikuluar gjithmonë

 

Mes dyshimeve të shumta se propozimet e bëra nga PD-ja janë një formë "pazari" për zgjatjen e afateve të organeve të Vettingut, Dhurata Çupi ka mohuar që të ketë ndodhur një gjë e tillë. Ai ka folur edhe për pengmarrje, akuzë kjo e artikuluar nga vetë Sali Berisha për Lulzim Bashën.

"Nëse do të shikonim si erdhën këto 3 propozime nuk dolën tani, para një jave, janë tre propozime q janë artikuluar nga ne në mënyrë të përhershme, zhbërja e politikës nga krimi, e kemi thënë, zgjedhje të lira dhe të ndershme e kemi thënë, nuk bëhet fjalë për pengmarrje politike, po tre reforma që i propozohen Kuvendit", tha Çupi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të vendosen kufizime për personat e pavaksinuar?



×

Lajmi i fundit

John

Fotografia e vitit, videokërkesa ime dhe urimi im, Rama hap garë për tre çmime në fundvit! Ja si mund të konkurroni