Vettingu shkarkon prokurorin Adnand Xhelili, mospërputhje me deklaratën e pasurisë së vitit 2003

Vettingu shkarkon prokurorin Adnand Xhelili, mospërputhje me deklaratën e pasurisë së vitit 2003

Foto nga Vettingu

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, Adnand Xhelili.

Vendimi për prokurorin Xhelili është marrë nga trupa gjykuese e KPK e drejtuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shuli dhe anëtare Brunilda Bekteshi.

Në seancën dëgjimore ai u përball me probleme të pasurisë së tij.

Problemet kryesore që dolën nga relatimi në seancë dëgjimore lidhen me dy pasuritë kryesore të familjes së prokurorit Xhelili, një apartament me sipërfaqe 117 m2 në Tiranë dhe një vilë trekatëshe në Borsh të Lukovës.

Komisioni konstatoi mospërputhje të burimit të deklaruar në vitin 2003 me atë në deklaratën veting, pasi në të parën është shënuar kredia, ndërsa tek e dyta kursimet familjare.

Mospërputhje në deklarata është konstatuar edhe për vlerën e apartamentit.

Shuli theksoi se prokurori Xhelili nuk ka dhënë fillimisht shpjegime për këto gjetje, por pas përfundimit të hetimit ka dorëzuar prova të reja, të cilat do të vlerësohen gjatë vendimarrjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit