‘Shkaqe të arsyeshme’/ Vettingu shtyn për në datë 5 shkurt vendimin për drejtuesen e Krimeve të Rënda

TIRANE-Sot në orën 10:00 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pritej që të jepte vendimin për drejtuesen e Krimeve të Rënda, Donika Prela. Por, rreth 90 minuta para orarit kur ishte planifikuar dhënia e vendimit, komisioni njofton se është shtyrë për në datë 5 shkurt. Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare theksohet se shtyrja është bërë për shkaqe të arsyeshme.

‘Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, për shkaqe të arsyeshme, seanca e shpalljes së vendimit për subjektin e rivlerësimit, Znj. Donika Prela, me detyrë drejtuese e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, përcaktuar në datë 29.01.2019, ora 10:00, do të shtyhet për në datë 05.02.2019, ora 9:00. Kjo seancë do të mbahet në të njëjtën sallë në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë’ thuhet në njoftimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Donika Prela doli në seancë dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në datë 22 Janar (lexo këtu) ku trupa konstatoi probleme me pasurinë. Sipas raportit të inspektoratit të deklarimit të pasurive zonja Prela kishte probleme me deklarimet e pasurisë, cka u konfirmua dhe nga hetimet e KPK-s. KPK konstatoi se bashkëshorti i zonjës Prela, Vangjel Prela prej 2003  deri në 2011 kishte marrë pagesën nga një kompani ndërtimi cash duke shmangur pagesën e sigurimeve shoqërore dhe tatimet.

Kjo gjetje u cilësua si shkelje edhe nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit. Po ashtu KPK gjatë hetimit kishte gjetur edhe dy hua të konsideruara si të dyshimta një 15 mijë euro të marrë nga familja Prela tek një kushëri i tyre dhe një hua tjetër në të cilën bashkëshorti i kryeprokurores kishte ndërhyrë për ta marrë një person i tretë.  Ndërkohë që ditët e fundit Partia Demokratike përmes disa deklaratave për mediat ka sulmuar drejtuesen e Krimeve të Rënda.

Në datë 25 janar, PD përmes Sekretarit për çështjet ligjore, Çlirim Gjata akuzoi organet e Komisioni të  Vettingut se po veprojnë me një standard të dyfishtë sa i përket procesit të vlerësimit për rastin e  Drejtueses së prokurorisë së Krimeve të rënda Donika Prelës, e cila sipas tij nuk justifikon pasurinë e saj, ndërkohë që KPK nuk e merr në konsideratë (lexo këtu). Ndërkohë që dje deputeti demokrat Alibeaj kërkoi që "përpara se të japë vendimin për Donika Prelën, KPK duhet të verifikojë nga kamerat e sigurisë a është takuar drejtuesja e Krimeve të Rënda në nëntor-dhjetor të vitit të kaluar me anëtaren e vetingut Valbona Sanxhaktari dhe a është pjesë e dosjes 339, duke u kapur në përgjim me Astrit Avdylajn?" (lexo këtu).

Por pas akuzave nga PD-ja kanë reaguar dy prokurorët e dosjes 339 (dosja e grupit të Shijakut) Vladimir Mara dhe Dritan Prenci, të cilët deklarojnë se Donika Prela nuk rezulton që të jetë e përfshirë. Megjithatë duket se akuzat e shumta nga opozita kanë detyruar KPK-në që të shtyjë vendimin për të bërë edhe njëherë verifikimet për drejtuesen e Krimeve të Rënda para dhënies së vendimit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Latif: 29/01/2019 08:50

    Cudia me e madhe tre dit zgjat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet