Vetvritet prifti 60-vjeçar, akuzohej për abuzim seksual ndaj të paktën pesë fëmijëve

Vetvritet prifti 60-vjeçar, akuzohej për abuzim seksual ndaj të paktën pesë fëmijëve

Veprim dëshpërues në Argjentinë ai i priftit 60 vjeçar Eduardo Lorenzo i cili kreu vetëvrasje pasi mori një urdhër arrestimi nga Departamenti i Drejtësisë i akuzuar për abuzim seksual ndaj të paktën pesë fëmijëve.

Rastet datojnë 11 vjet më parë kur një famullitar, i cili nuk ishte viktimë e priftit, denoncoi Don Eduardon për ngacmimin e një djali që frekuentonte kishën.

Lajmi fillimisht u dha në Twitter nga e përditshmja, gazeta "Todo Noticias".

Prifti i famullisë qëlloi veten në zemër me një pistoletë të kalibrit 32 ndërsa ishte në selinë e Caritasit në La Plata, një qytet 60 km larg Buenos Aires.

Rasti ndodhi pas vendimit historik të ditës së djeshme të Papa Franceskut, i cili vendosi heqjen e sekretit pontifik për rastet e abuzimit të fëmijëve.

Masa do të lejojë që Kisha Katolike t’u sigurojë autoriteteve civile dokumente që lidhen me rastet e abuzimit seksual brenda Kishës. Edhe pse disa bashkëpunëtorë të Kishës e bëjnë këtë në shumë vende, praktika të tilla nuk janë universal.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë