Vëzhgim i Report Tv, duhani i grirë informal shitet në rrugët e kryeqytetit, kreu i AKDC: Duhen ndryshime ligjore

Një vëzhgim i Report TV, i publikuar pak ditë më parë, konstatoi se jo vetëm në mes të rrugës, por edhe në tregje në zona të ndryshme të kryeqytetit tregtohet duhan i grirë pa pullë, pa dokumentacionin e nevojshëm dhe në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare, ndërsa ende nuk ka një ligj që ta rregullojë këtë situatë.

“Ne kur e ndërmorëm iniciativën për ndryshimin e ligjit ishim në një situatë shumë të rënduar mes fermerëve dhe grumbulluesve...”, shprehet Gentian Selami, drejtor i Agjencisë së Duhan Cigareve.

Një iniciativë ligjore e mbetur pezull prej vitesh në Kuvend synonte zgjidhjen e problematikave mes kompanive grumbulluese të duhanit dhe fermerëve, që ende kanë para të prapambetura për të marrë për mallin e tyre, por për drejtorin e Agjencisë së Duhan Cigareve kjo nuk ishte e vetmja mangësi e ligjit të vitit 2000 “Për prodhimin dhe tregtimin e duhanit dhe cigareve”.

“Për kohën ka qenë ligj i mirë, por gjërat kanë evoluar, ekonomia ka ndryshuar, shteti nuk është më ai i vitit 2001, lufta ndaj informalitetit është më e ashpër ne kërkojmë më shumë, në këtë kuadër ai nuk ka mundur të hyjë në ato zona të caktuara që kanë qenë gjatë gjithë kohës informale, kryesisht në qarkun e Shkodrës, ku fermerët e kultivojnë duhanin pa pasur kontratë me grumbullues dhe e tregtojnë në treg të zi apo e eksportojnë në mënyrë të jashtëligjshme”, shton Selami.

Mungesa e mbështetjes ndaj fermerëve e parashikuar në ligjin e vjetër është një nga arsyet e nivelit të lartë të informalitetit.

“Një nga gabimet e ligjit të parë: atje ishte parashikuar Fondi Duhan për mbështetjen e fermerëve, por nuk u aktivizua asnjëherë dhe kjo është një nga arsyet pse ky informalitet është në këtë fazë”, vijon më tej ai.

Por kush janë përgjegjësit dhe si mund të minimizohet ky informalitet?

“Duhet një koordinim më i mirë i institucioneve, duke filluar nga ne, AKU, Ministria e Financave me doganat dhe tatimet, Policia e Shtetit, Bashkitë”.

Selami thotë se në Shqipëri kultivohet mesatarisht 800 hektarë duhan në vit, përkthyer në 1100 ton prodhim, ku mesatarisht 700 ton eksportohet kryesisht në Greqi dhe Turqi, ndërsa pjesa tjetër mbetet e pakontrolluar.

“Unë mendoj që është gjëja më e mirë që nuk është miratuar ende pasi do të bëhej një punë e dyfishtë pasi tani do kemi mundësinë ta rishikojmë dhe ta përafrojmë me AKI siç kemi detyrimet tona”.

Grupi i punës në relacionin e ligjit të ri evidentonte situatën problematike të informalitetit, çka përkthehet në miliona euro dëm në buxhetin e shtetit, para të cilat janë të parashikuara për t’u kthyer në formë subvencionesh tek fermerët.

Nga ana tjetër, sa i takon institucioneve përgjegjëse, Policia e Shtetit gjatë vitit 2023, sekuestroi vetëm 2 makina grirëse dhe 900 kg duhan të grirë, ndërsa Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë periudhës kohore 2020-2023 ka bërë 3346 kontrolle në terren, ku në subjektet e tregtimit të duhanit ka vendosur vetëm masa administrative “paralajmërim” për mos vendosje të tabelave paralajmëruese në gjuhën shqipe si: “Pirja e duhanit dëmton shëndetin” si dhe ka bllokuar dhe asgjësuar me kërkesë të vetë subjekteve një sasi prej 9.71 ton duhan për arsye të prishjes së cilësisë së tij nga dëmtimet. Report TV i është drejtuar me shkresa zyrtare edhe Ministrisë së Bujqësisë për arsye pse ende ligji i ri nuk është diskutuar në Kuvend si dhe për aksionet anti-informalitet nga tatimet, por nuk ka marrë një përgjigje.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 01/04/2024 10:44

    Lerini njerezit te ushqehen ore hajduta te ndyre , doni qe cdo leke qe qarkullon ta vidhni me patjeter ju mq te piste

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë