VËZHGIM I REPORT TV/ Rriten çmimet, më pak turistë në Vlorë! Kryebashkiaku: Bizneset të mos abuzojnë, do t'u kthehet në bumerang

Në 15-ditëshin e parë të korrikut vihet re rënie e numrit të turistëve në brigjet e Vlorës, nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Report tv kreu një vëzhgim paraditen e së enjtes në Plazhin e Vjetër dhe në Lungomare, ku siç shitet në pamje shezlongët në brezin e dytë dhe të tretë janë bosh.

Vendasit tregojnë se gjatë ditëve të javës plazhet janë pak të frekuentuara, por popullohen në fundjavë.

“Turistët kanë ardhur me vonesë këtë radhë në Vlorë”.

“Në krahasim me vitin e kaluar është shumë keq. Çmimet janë skandaloze!”

“Plazhistë s’ka dhe të mos thonë se ka turistë, sepse nuk ka”, thonë vendasit. 

Pushues nga qytete te ndryshme si Tirana e Prishtina por dhe turistët e huaj nga Ukraina e Rumania thanë për mikrofonin e Report tv se këtë vit çmimet janë rritur si në bare e restorante ashtu dhe në hotele.

“Çadrat kanë shkuar 10 euro në ditë, ndërsa dhomat  nga 90 deri në 100 euro nata në Lungomare. Këtë vit është më shtrenjtë kudo nëpër plazhe”.

Kryebashiaku i Vlorës, Ermal Dredha u bëri thirrje operatorëve turistikë të mos abuzojnë me çmimet.

“Duhet të jenë të kujdesshëm që të mos i rrisin çmimet se do t’u kthehet në bumerang. Bizneset që operojnë në qytetin tonë mund të jenë konkurrues në rajon vetëm nëse mbajnë çmime të kënaqshme”, tha Dredha.

Përpos çmimeve ai shton se në uljen e numrit të turistëve kanë ndikuar punimet në rrugët e qytetit për shtrimin e rrjetit të ri ujësjellës.

“Ka pasur probleme teknike dhe ngërç mes kompanisë dhe Ndërmarrjes së Ujësjellësit. Askujt nuk i pëlqen të shohë rrugët e çara, por shpresoj që kur të mbarojë gjithë investimi, Vlora do të ketë ujë 24 orë”, shton ai.

Gjithsesi kryebashkiaku shpreson se numri i turistëve dhe pushuesve vendas do të rritet në 15-ditëshin e dytë të korrikut dhe në gusht, kjo referuar rezervimeve që janë kryer në hotele.

R.D/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hysni Kapo: 13/07/2024 17:25

    Dhe propaganda e keqe ben të vetën,në Radhim shazllonet jan nga 500-700 lek,nuk jan shtrenjt

    Përgjigju
  • Rilindës Vlonjate: 12/07/2024 12:10

    Çfarë tutizmi kërkon ti o krye ar ,,çmimi si në Ibiza,,shërbim zero,arrogant, injorant, hajdut,,doni të pasurohen brenda ditës,,gërmo se nëpër hotele do dalin pronar njerez që punojnë në Bashki,,këshilltar,apo në drejtësi, apo jurist ASHK,,drejtora ,,ish,,këta hanë edhe qenët e ngordhur jo më popullin,,vetëm për para ,,dhe gratë i japin me klering,,Çfarë kërkon ky Dridhe Mali,,se aty i ke në mis je edhe ti pronar i ndonjë Hoteli ,,si Bruna e Spitalit,,As nuk ju plas fare ju për Vlorën që e keni shqyer të gjithë

    Përgjigju
    • Topanaja: 12/07/2024 14:17

      Shume mire thua ,ne i njohim te gjithe pronaret ne vijen bregdetare kush jane ... 5% jane me djerse te tjeret jane grabites zyrtare dhe trafikant te gjithe pastrojne lekun e piste ..., çmimet sa me te larta pastrim leku me i shpejt.

  • Patronazhisti ndershem: 12/07/2024 12:02

    Bojkotoini plazhet dhe lokalet e Vlores.nje dite parkova makinen te ish Vefa ose moli qe kane prishur trafikantet qe kane lokalin dhe me shane dhe ofenduan sikur e kishin pronen e tyre se aty ka qene lokali qe kane pasur dhe qe tani s.ekziston me

    Përgjigju
  • adi: 12/07/2024 09:36

    po ENDERROJ diten qe cdo biznes ose tpakten mbi 50% ne jug dhe ne gjithe shqiperine te falimentojne, dhe bashke me kete shtet. te abuzosh pa lidhje. ikni mer jashte vendit ke vende si greqi, turqi, kroaci etj ME MIRE I DJEG LEKET, e shqiptarit sja jap. 1000000 here me mire grekut

    Përgjigju
  • Besi: 12/07/2024 07:38

    Per cfare te vijne turistet ne Vlore per rruget qe i ke skandal z ktyetar?Apo me nje pult do te komandoje Vilma Bello se eshte edhe e turizmit

    Përgjigju
  • Maks: 12/07/2024 06:23

    Idjoter dhe hajduter abuzues Erdha nga italia per te bere pushime por sa mora vesh qe cmimet jan dyfishuar nuk vajta fare ne plazh Por do rri dhe nja dy dit dhe do kthem Cmimet ne zonen e latines Rome jan shum her me te lira se ketu Zoterinj i keni cmimet me te shtrejta se ne ishujt turistik te eolie sicili

    Përgjigju
  • Lavatrice lekesh: 12/07/2024 02:09

    20% te restoranteve ju perkasin njerezve te drejte e te ndershem ne Vlore. Gjithe hotelet edhe restorantet lluksoze ne buze te detit jane bere me para te pista qe shpresohen te behen te ligjshme. Keshtu qe nuk ju behet shume vone nese vete ndonje turist apo jo. Xhiroja e sezonit eshte fiktive. Deklarohen leket e krimit si fitime biznesi. Paguhet tatimi. Edhe behen leke te pastra.

    Përgjigju
  • Iris: 12/07/2024 01:33

    Perdorni Trivagon,mund te krahasoni cmimet,ka cmime per te gjitha llojet e portofoleve e mundesive.

    Përgjigju
  • Or tej: 12/07/2024 00:35

    Ata nuk quhen tregtare por matrapaze or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • koli: 11/07/2024 23:28

    jam dakort me lindin hiqini fare shezllonget...njerezit kane cadra vete....

    Përgjigju
  • ugo: 11/07/2024 23:24

    Duhet punuar dhe naten,,qe te mbyllen kanalet,,,cdo sekonde eshte humbje ne turizem....

    Përgjigju
  • joni: 11/07/2024 22:25

    Që të zënë mend biznesit e ndyra bojkotoni Vlorën,bojkotoni lokalet...

    Përgjigju
  • Demokrati: 11/07/2024 22:11

    Çfarë thotë ky ,që flë gjumë në këmbë dhe zgjohet vetëm për ndonjë koncert në Langomare,,Ky ska idenë fare të punëve të Bashkisë,,E kanë zaptuar të gjithë detin,,çmimet në maj ,,shërbimi 0 ,,arogantë,,fudullë,,Vlora copë copë ,,rrugët më kanale,,Më keq se kaq nuk bëhet,,Ikni sa më parë ,,kudo është më mirë,,Rama po të mos ishte kaq i pa aftë, kaq lëpirës dhe servil do ta kishte pushkatuar këtë Ermal Dredharakun

    Përgjigju
  • Vlonjat i indinjuar: 11/07/2024 22:02

    O Ermal Vlorën e ke shkatërruar,,bulevardi me gurët për qejfin e tyre,,pisllëqe kudo,,hapin gropa dhe nuk i mbyllin ose i hedhin 5 lopata pas 1 muaji,,Hapi sytë Mali ,,E ke kthyer si Afganistani,në kulmin e vverës,,turp,,turp,,për ty dhe ata patronazhistët që të vijnë nga pas për ndonjë kockë,,hajdutë më të mëdhenj se PD lëpirësit e ndyrë që e larguat këtë popull,,Zoti ju mallkoftë atje ku ju dhëmb më shumë siç ja keni bërë këtij populli

    Përgjigju
  • Mondi: 11/07/2024 20:37

    Po ne nga mali ku ta ngulni shkopin e cadres se tani skemi as ate dibranen me ciflig ne dhermi.une them ta ngulim tek rama se ai e hodhi idene e elitareve vipa se do vinin te harxhonin leket ne shqiperi kur as porte nuk ka, ushqimet me shtrenjt se no itali.mendjemadhesia eshte Mekati kapital qe zoti e denon me zhdukje

    Përgjigju
  • Taljoni: 11/07/2024 20:03

    I keni dh*erë në të me çmimet. Kuptohet që shqiptari do pasurim të menjëhershëm dhe pa shumë lodhje. Kshu sa për dije: ju sipërmarrësit e sotëm, a doni ta hani një copë buk nesër apo asgjë. Se po bëni levizje taktike të shëmtuara oligarkësh me cmime në qiellë dhe shërbime përtokë e s’do ju vije kush më. Zero strategji, me cmime disi më kostante do hanit buk e fitonit me vitëra të tëra. Nejse, ju pëlqen gishti aty pas, por po ia futni vetes se me ato çmime që ulni dhe zbritni brënda ditës, s’jeni të besushem për turizmin, dhe shkojnë të gjithë në Mal i Zi, Kroaci apo Greqi. Ciao belli!

    Përgjigju
  • Specialisti: 11/07/2024 19:09

    Lungomarja sot ka uje 24 ore Kur te mbaroj investimi fo te kthehet ne 16 ore...te gjitha pallatet skane parashikuar depozita.....Do te behet kaos hidraulik Qyteti Vlores do te kete uje vetem 10 ore ne dite nga 4ore qe ka sot

    Përgjigju
  • Analiza: 11/07/2024 19:06

    Cfare jep zinxhir Çmimi I ulet? 1- me shume turist ne sasi (me shume ushqime , market , aeroport , taksia, bilete autobuz , tregti , mallra etj 2- me shume punonjes (cmim i ulet i pranueshem sjell shume turist dhe duhen punonjes sanitar kamarier economist pra kemi rritje punesim) 3-efekt zinxhir (mbushet hoteli A, kalojne tek B, C, ZH) Efekt domino , kenaqesia e turistit per te ardhur perseri ne 2025! Ndaj cmimet e shezlong cift veri apo jug apo perendim nuk duhet ta kalojne ne 80% shumen 5€ , te kete dhe me 3€ , cmimet baze sallat etj jo me shume sesa 3-3.5 € , etj etj ! Cmim i ulet mesatar , ushqim mire , dhe mikrpitja jep efekt pozitiv , abuzimi dhe rritja cmimeve , antireklamat (marrveshje jo me italine jo me Paloken) sjellin renie direkt ne Turizm

    Përgjigju
  • Skelari: 11/07/2024 18:59

    I mbajne cmimet te larta medemek do shkojne turistat vip te pasur, dhe keta te nxierin shpenzimet brenda javes kjo eshte enderra e tregetareve vlonjat.. mire i gjen mbase mesojne si behet tregetia.

    Përgjigju
  • Rakip: 11/07/2024 18:51

    Ul taksat! Mos jep keshilla

    Përgjigju
  • Lala: 11/07/2024 18:41

    Do undodhi sic I ndodhi sarandes para NBA 5 vitesh QE nje sezon u Doli huq e Bosh.sezonin tjeter u ulen cmimet e U kenaqn te dyja palet.bosh vlora.ksamili.saranda.plot shengjini DHE velipoja.merrni shembull o plera nuk paguajm detin sado I bukur eshte paguajm sherbimin QE e KENI cop cop .detin e shijojm pa lek se esht I te gjitheve

    Përgjigju
    • Fahri: 12/07/2024 21:19

      100% ashtu është. Ata po e krahasojnë Detin Jugor me Ibiza sa i perket qmimevee nuk e shohim plehun gjithandej.

    • Lala: 11/07/2024 22:23

      Prandaj permenda velipojen o shok.se ja vle Si ushqimi Si dhoma Si mikpritja.te tera.po ska gje vitin tjeter NGA vlora ne ksamil donulen cmimet se do e han derrin Ket vit.se der Tani Bosh Jan.

    • Azgan: 11/07/2024 20:26

      Velopoja ka çmim mediokër për bregdetin shqiptar Një shezllon kushton mesatarisht 5€ Një picë 5€ Një dhomë hoteli në brezin e dytë 25-30€ Pastërtia në normë, pastërtia e detit e shkëlqyer. Se kuptoj ça do më shumë një turist loucost!

  • Vlonjat: 11/07/2024 18:05

    sme vjen keq per asnje ,pardje ne Drimadhe shkoj per plazh dhe pyes nje sa kushton duke pare qe e kishte bosh fare me arrogance ma kthen 30 mije lek vija e pare ,I thash po shkoj me tutje ,ai tjetri e kuptoj pse ika dhe direkt me tha merri me 10 mije lek. Mesoni su behet tregtia o plehra E keni me mire ti mbani bosh apo te merrni leke duke u ulur me kembe ne toke?!

    Përgjigju
    • Po mër po: 12/07/2024 04:04

      10mije lek përsëri t'a ka fut

  • Lindi: 11/07/2024 17:30

    Hiqini fare zhezllonget. Ky është biznes i bashkive që duan të shesin rërën. Njeriu i thjeshtë që përbën shumicën, nuk i përballon dot çmimet.

    Përgjigju
  • Limi: 11/07/2024 17:12

    Kete vit duhej te kishte cmime me te uleta apo njesoj si vjet, duke pare qe Kosoves ia hoqen vizat dhe ikin jashte. Gjithsesi, ka plot vende kush do lire e kush do shtrenjte. Normal qr jane shtrenjte po shkove ne Arameras apo Drimadhes.

    Përgjigju
  • asolingo: 11/07/2024 17:06

    Bashkia e vendos çmimin jo privatet(flas per shezllonet 20.000 ne Radhime turp i botes dritat jane fikur dy here papasterti).Perse nuk i menaxhon bashkia ti jape me lire dhe njerzit do dynden ne plazhe.I therrisni mendjes sa seshte vone.Erdha nga Mali i Zi me makine 1,45 nafta 1,85 ne Shqiperi,deri kur do vazhdoje kjo gjendje,pandeh se Rama ka humbur kontaktet me realitetin,me shume po ben per detin Jon se per detin Adriatik.

    Përgjigju
  • Po mër po: 11/07/2024 16:21

    Po abuzojnë ata apo ti duke hequr fajin nga vetja!?

    Përgjigju
  • CIKU: 11/07/2024 16:13

    Dihej qe vjet ky muabet qe filloi abuzimi raporti cilesi cmim shume i padrejt.ne qaf paci veten

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës